AlbanianSport.com 22/02/2022 23:10
ASNN – Francezi 69-vjeçari pritet të zyrtarizohet nga FFK-ja mesditën e së mërkurës. Kosova duket se më në fund e ka gjetur trajnerin e ri të përfaqësueses. Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës ai është një emër i njohur, si Alen Zhirés, madje mësohet se francezi 69-vjeçar ka mbërritur të martën në Kosovë. Të mërkurën pritet të bëhet zyrtar edhe emri i trajnerit të ri që do të drejtojë përfaqësuesen e Kosovës në futboll.
Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës ai është një emër i njohur, si Alen Zhires, madje mësohet se francezi 69-vjeçar ka mbërritur të martën në Kosovë. Zhires ka karrierë të gjatë si trajner, ndërsa kryesisht ka punuar me një numër përfaqësueses afrikane dhe, së fundmi, ai ishte në drejtim të Tunizisë deri në vitin 2019. Ndonëse Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) nuk ende një njoftim zyrtar për trajnerin e ri, ajo ka thirrur një konferencë për shtyp të mërkurën në ora 13:00.
Alen Zhires është një ish futbollist i famshëm francez, i respektuar gjerësisht në botën e futbollit. Ai ka shijuar një karrierë mjaft të suksesshme si futbollist dhe jo rastësisht mesfushori që luante edhe në qendër, si organizator, por edhe në fazën sulmuese, është shpallur “futbollisti më i mirë i vitit” në Francë në vitet 1982, 1983 e 1987. Pjesën më të madhe të karrierës, plot 16 vjet, nga 1970-ta deri më 1986, ai i kaloi tek ekipi i Bordosë, me të cilin luajti mbi 500 ndeshje.
Më pas, Zhires luajti për dy vjet tek Olimpiku i Marsejës, për ta mbyllur karrierën si futbollist aktiv më 1988-ën. Në të njëjtën kohë, ai ishte edhe pjesë e përfaqësues së Francës, me të cilën ka luajtur 47 ndeshje përgjatë 12 viteve, nga 1974-ra, deri më 1986-ën, duke u shpallur edhe “kampione e Evropës” për 1984-ën. Më pas, Alen Zhires ka punuar si trajner i Paris SG-së, por edhe i Tuluzës në Francë dhe Rabatit në Marok.
Por, 69-vjeçari ka qenë më i përqendruar tek ekipet përfaqësuese, duke udhëhequr disa të tilla, si për shembull, Malin në dy periudha, Gaboni, Sebegalin dhe Tunizinë në Afrikë, por edhe Gjeorgjinë. 69-vjeçari do të zëvendësojë zviceranin Bernard Shalondë, i cili u largua në fund të vitit të shkuar.