Kosovë / Afërdita Fazlia, një “copë” historie e futbollit shqiptar të femrave

Share Button

Futboll-Femra-Kosove-1985-Aferdita-Fazlija

Gaspër Marku 11.05.2016 16:10

Afërdita Fazlia, që vjen nga Drenica, komuna Skenderaj, në cilësinë e trajneres së përfaqësueses së Kosovës në futboll për femra përcolli vlerësimet më të mira për ditët që ka kaluar në Shqipëri si pjesë e këtij kursi trajnerësh. Fillimisht Fazlia bëri të ditur diçka nga karriera e saj duke vënë në dukje se ka shumë vite që është pranë futbollit si lojtare, trajnere dhe drejtuese.

Ajo tha se ka luajtur futboll në kampionatin e femrave prej viteve 1984-1985, dy vite është aktivizuar në ligën e dytë të ish-Jugosllavisë dhe më pas edhe katër vite të tjera në Ligën e parë të ish-Jugosllavisë. Madje ka qenë  përherë e përzgjedhur edhe në kombëtare. Për disa vite ka qenë edhe kapitene e klubit të Prishtinës. Kosova ka patur vetëm një ekip femrash e të gjitha garat janë zhvilluar në kuadrin e ish-shtetit jugosllav.

Nisur nga rrethanat politike është ndërprerë veprimtaria sportiv deri pas luftës, ku vetë Afërdita riaktivizoi klubin e femrave të Prishtinës duke e udhëhequr dy vite. Dhe më pas, prej asaj kohe, ka vijuar në edukimin dhe shkollimin për trajnere futbolli. Licencat e saj janë të përfituara në Prishtinë, në Suedi, në Shqipëri dhe tanimë është duke marrë dhe licencën “UEFA Pro”.

“Shkolla e edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit është një prej shkollave më të avancuara në rajon, – ka deklaruar ish-futbollistja, tashmë trajnere në Kosovë. – Unë kam pas fatin të vizitoj dhe t’i shikoj prej së afërmi edhe shkollat e tjera. Këtu kam përfunduar edhe licencën A, ndërkohë që ajo UEFA Pro është diçka më tepër. Mund të themi se është një magjistraturë dhe doktoraturë e rregullt.

“Dhe me siguri për mua ka qenë disi më e vështirë pasi kam qenë e vetmja femër, – vijoi Fazlia. – Megjithatë kam hasë në një grup tepër të mirë, me trajner tepër të rregullt dhe të disiplinuar. Besoj se do t’ia dalim edhe për atë se futbolli i femrave nuk mund të ecë përpara nëse nuk do të ketë edhe mbështetjen dhe bashkëpunimin me atë të meshkujve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh