AlbanianSport.com 15/10/2018 20:45
ASNN – Trepça vlerësohet prej skuadrave të mëdha të basketbollit kosovar, por, në këtë edicion nuk po ia del t’i humbjet. Madje pas javës së 4-t të Superligës së Kosovës është skuadra e vetme që nuk ka fitore.
Fitore kanë edhe skuadra fare të reja në Superligë si Ponte Prizreni, Lipjani e Borea, por jo edhe Trepça, që së bashku me Prishtinën, Pejën e Bashkimin vlerësohet se përbëjnë katërshen e madhe të basketbollit kosovar.
Trepça të dielën e luajti takimin e fundit të javës së katërt. Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë u përball me Rahovecin, ndërsa pësoi një humbe me rezultat të ngushtë, 88-89. Amerikani Mark Dorris dështoi në gjuajtjen e fundit e kështu fitorja i takoi Rahovecit.
Fundi i ndeshjes ishte dramatik, ndërsa Rahoveci kaloi në epërsi 89-88, falë realizimit të dy gjuajtjeve të lira nga amerikani Deshon Minis, kur kishin mbetur edhe 13 sekonda deri në fund.
Për Rahovecin, kjo ishte fitorja e katërt nga po aq ndeshje. Katër fitore i ka vetëm edhe Z Mobile Prishtina që kryeson renditjen. Ndërkohë Trepça është e fundit me katër pikë, që ia siguruan katër humbjet e deritashme.