Kosova / Trajneri Zhires: Më tepër se rezultati, më kënaqi reagimi i lojtarëve

Share Button

AlbanianSport.com 17/11/2022 13:10

ASNN – Trajneri i Kosovës analizon barazimin 2-2 në miqësoren me Armeninë. Miqësorja e së mërkurës me Armeninë, që u mbyll në barazim 2-2, ka parë të përzgjedhurit e Alen Zhires të mbizotërojnë, por do të ndëshkohen në dy raste nga kundërsulmet e skuadrës mike. Dhe trajneri i Kosovës ka qenë i kënaqur faktin që skuadra e tij reagoi, duke mos e pranuar humbjen. Kështu, është mbyllur në barazim 2-2 ndeshja e parë miqësore e nëntorit për Kosovën, e cila është përballur të mërkurën në mbrëmje me Armeninë.

Në fakt, takimi i luajtur në Stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës ka parë të përzgjedhurit e Alen Zhires të mbizotërojnë, por do të ndëshkohen në dy raste nga kundërsulmet e skuadrës mike. Dhe trajneri i Kosovës ka qenë i kënaqur faktin që skuadra e tij reagoi.

“Ajo që ka më tepër rëndësi është se nuk e humbëm ndeshjen, pasi morëm një barazim, – ka thënë ai fillimisht. – Sa u përket gjërave negative dhe pozitive të këtij dueli, nuk mund t’i themi tani për shkak se duhet ta analizojmë ndeshjen. Gjëja pozitive ishte reagimi i lojtarëve tanë pas pësimit të golit dy herë.”

“Edhe në pjesën e dytë, luajtëm shumë më mirë se në të parën”, ka shtuar trajneri francez i “Dardanëve”, i cili provoi një numër lojtarësh të rinj por ende nuk ka krijuar një ide të qartë për ta, duke zgjedhur të presë deri pas ndeshjes së dytë miqësore. “Pas pjesës së parë, edhe bëmë ndryshime në pozicionime në fushë dhe motivuam lojtarët, të cilët reaguan për ta mbyllur ndeshjen me barazim, – ka thënë Zhiresi. – Është herët një mendim për lojtarët se si luajtën apo cilat emra mund të jenë në të ardhmen pjesë e Kosovës.”

“Herët është për të folur edhe për ndeshjen me Ishujt Faroe, kështu që duhet të presim dhe të shohim”, – ka përfunduar trajneri i Kosovës, Alen Zhires. Pas 3 ditësh, Kosova do të zhvillojë miqësoren e dytë, atë kundër Ishujve Faroe, që do të jetë edhe e fundit për “Dardanët” për këtë vit. Edhe kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh