“Kosova nuk është më Serbi, mësohuni me këtë!” Kaliniç i pagoi fjalët me Botërorin

Share Button

AlbanianSport.com 14/05/2020 22:05

ASNN – “Kosova nuk është më Serbi dhe serbët duhet të mësohen me këtë fakt dhe të bëjnë përpara.” Këto deklarata të forta nuk kanë ardhur nga një politikan apo historian, por nga një sportist i përfaqësueses së Serbisë. Basketbollisti i skuadrës turke të Fenerbahçes, Nikola Kaliniç, i ka bërë këto deklarata në një intervistë të gjatë për mediat serbe në fund të janarit të vitit të shkuar. Basketbollisti i skuadrës turke të Fenerbahçes dhe i përfaqësueses së Serbisë, kishte bërë bujë vitin e kaluar kur kishte pranuar realitetin sa i takon Kosovës. Kishte shumë reagime ndaj deklaratave të tij, ndërsa kritikat ishin të shumta nga opinioni në Serbi.

“Që kur kam ardhur në moshë madhore dhe jam bërë i vetëdijshëm, kam dëgjuar vetëm për probleme dhe shqetësime rreth Kosovës, –  pati  deklaruar ai. – Jam i vetëdijshëm se dikush do të më urrejë, por është koha që dikush ta thotë publikisht. Hajdeni ta zgjidhim këtë problem, të nxjerrim çka mundemi dhe të vazhdojmë tutje”. Më tej, Kaliniçi ka qenë edhe më i ashpër, duke theksuar: “Lufta e Kosovës ka ndodhur para më shumë se 600 vjetësh, ndërsa ka shumë dekada që ajo nuk është territor “yni”, le të më korrigjojnë më të vjetrit dhe më të mençurit, nëse gaboj.”

“Askush nuk jeton nga e kaluara dhe sa më parë të mësohemi me këtë dhe të vazhdojmë përpara, aq më mirë do ta kemi, – pati vijuar ai. – Nuk jemi popull qiellor, madje nuk kemi qenë kurrë, kemi pasur momente të shkëlqyera në të kaluarën, por duhet të pajtohemi me faktin se tani jemi pikë e vogël dhe e parëndësishme në hartën e madhe të botës. Kush nuk më beson le të udhëtojë pak nëpër botë dhe t’ju thotë të huajve prej nga është dhe çka është, do të përjetojë një tronditje, jam i sigurt. Unë e kam përjetuar. Kohë më parë është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Gjermanisë dhe Francës.”

“E para ishte në vitin 1963, pra pas 18 vjetësh të gjithë asaj që ka ndodhur në Luftën e Dytë Botërore. Hej, 18 vjet nga krimet dhe viktimat, e kanë kuptuar se duhet të punojnë bashkë, dhe shihni se ku janë tani? E ne edhe më tej flasim për luftën e Kosovës dhe kush e di për çfarë…”, – pati përfunduar basketbollisti i Fenerbahçes dhe përfaqësueses së Serbisë, Nikola Kaliniç. Këtë javë, ai ka folur sërish për ato deklarata dhe ai ka përshtypjes se ka qenë pikërisht prej qëndrimeve publike të tij që ai mbeti jashtë Botërorit të vitit të shkuar në Kinë.

28-vjeçari Kaliniç është nga Subotica, ndërsa luan me sukses për Fenerbahçen në Turqi, që prej vitit 2015, aty ku edhe vlerësohet lart. Faqja serbe në Internet, “b92.net” ka shkruar tani se është spekuluar se qëndrimet e Kaliniçit ndaj Kosovës janë arsyeja që ai nuk ishte në veprimtarinë e vitit të kaluar. “Kjo është pyetje për atë që ka bërë ekipin, – ka thënë basketbollisti. – Ndoshta ka ndikuar, ndoshta jo. Nuk isha i zemëruar, por i shqetësuar që askush nuk më ka thënë të paktën një ditë më herët. Kam qenë 5 vjet në ekipin përfaqësues. Nuk është ndonjë mëkat që mos të marr ftesë për mnë Botëror, por të paktën kam merituar një shpjegim. Nuk kam problem që të ftohet dikush tjetër.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh