Kosova jep 500 mijë Euro shpërblim për kualifikimin, po Shqipëria?

Share Button

AlbanianSport.com 15/03/2019 07:55

ASNN – Javën e ardhshme nisin ndeshjet e para eliminatore në kuadër të Kampionatit Evropian të vitit 2020. Shqipëria do të luajë takimin e parë në grup ndaj Turqisë, njërit prej kundërshtarëve të fortë në grup, një ndeshje që do të zhvillohet në Stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës. E ndërsa Shqipëria e ka bërë “sefte” kualifikimin në një Evropian (Francë 2016), Kosova e dëshiron fort suksesin për të marrë pjesë për herë të parë në një veprimtari të tillë.

Skuadra tjetër shqiptare që luan në rang ndërkombëtar, pra Kosova, ka në grup kundërshtarë të tillë si Bullgaria, Anglia, Republika Çeke dhe Mali i Zi.  Pra Kosova ndodhet në një grup shumë të vështirë. E megjithatë, kosovarët kanë shpresë. Për të arritur sukses dhe për të motivuar grupin, Federata e Futbollit e Kosovës do të ndajë një super-shpërblim për suksesin, një shpërblim që shkon në 500 mijë euro. Lajmin e ka dhënë Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu.

Ai kujtoi se për “Dardanët” nuk do të ketë kursim në para për të realizuar objektivat, megjithëse ai pranoi se lojtarët nuk e kanë mendjen tek shpërblimi, por tek kundërshtarët. “Sigurisht se do të ketë shpërblim, ka qenë edhe më përpara, – tha Salihu për mediat e Prishtinës. – Sipas mundësive tonë, janë të larta shpërblimet, por të jeni të bindur se asnjë lojtar nuk e mendon këtë.” Eliminatoret e Kosovës do të nisin më 25 mars në Prishtinë, ku “Dardanët” do të presin skuadrën përfaqësuese të Bullgarisë.

E ndërsa Kosova jep super-shpërblim në rast suksesi, po Shqipëria çfarë shpërblimi do të bëjë për skuadrën e saj përfaqësuese nëse arrin të kualifikohet në Evropian? Natyrisht, në rast kualifikimi do të ketë patjetër shpërblim, por ende zyrtarët e FSHF-së nuk kanë dalë të bëjnë publike ndonjë projekt për këtë çështje, megjithëse në FSHF gjithmonë ka pasur një strategji në lidhje me këtë. Megjithatë, në çfarëdo rrethane, futbollistët do të bëjnë maksimumin e tyre si për Shqipërinë dhe për Kosovën, pavarësisht ka apo nuk ka shpërblim.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh