Kosova, “destinacioni” i ri i futbollistëve shqipfolës në rajon

Share Button

AlbanianSport.com 23/05/2019 19:50

ASNN – “Dardanët” gati për dy eliminatoret e radhës. Pasi i heq Serbisë Arton Zekajn, tërheq edhe një tjetër shqiptar nga Mali i Zi. Kohët e fundit, përfaqësuesja e Kosovës është bërë adresë e futbollistëve me origjinë shqiptare nga Mali i Zi. Dikur futbollistët kosovarë vërshonin drejt Kombëtares shqiptare në pamundësi për ta përfaqësuar Kosovën e izoluar, por tanimë prirja po ndryshon. Dikur futbollistët kosovarë vërshonin drejt Kombëtares Shqiptare në pamundësi për ta përfaqësuar Kosovën e izoluar.

Kurse, tani ky trend duket se ka filluar të përsëritet nga futbollistët shqiptarë nga Mali i Zi, të cilët Kosovën po e shohin më të zemrës sesa vendin ku kanë lindur dhe janë rritur, si në rastin aktual, Malin e Zi. Kohët e fundit, përfaqësuesja e Kosovës është bërë adresë e futbollistëve me origjinë shqiptare nga Mali i Zi, për përfaqësuesen e të cilit luan aktualisht Fatos Beqiraj nga Peja. Kosova është bërë anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s prej tri vjetësh dhe po merr pjesë në të gjitha veprimtaritë ndërkombëtare të këtyre dy organizmave.

“Dardanët” tashmë e kanë formuar një ekip të ri, cilësor, të qëndrueshëm dhe mjaft premtues. Ky proces ka filluar prej disa vitesh dhe vazhdon të konsiderohet i hapur për shkak të prurjeve të vazhdueshme të reja. Kështu, portieri premtues i Mançester Sitit, Arianet Muriqi, u bë shqiptari i parë që kishte hequr dorë nga Mali i Zi për t’iu bashkuar Kosovës. Ai ishte pjesë e ekipit të Nën-21-vjeçarëve të Malit të Zi, por në gushtin e vitit 2018 i bashkua Kosovës, me të cilën 20-vjeçari ka luajtur tashmë 3 ndeshje.

Muriqi sikur e “theu akullin” për futbollistët me prejardhje shqiptare nga Mali i Zi. Rrugën e tij së fundmi e ka ndjekur Ibrahim Dresheviqi. 22-vjeçari është njëra prej risive në listën e Kosovës për dy ndeshjet e radhës në kuadër të Eliminatoreve të “Euro 2020”-ës, që u shpall të mërkurën nga trajneri Bernard Shalondë. Dresheviqi ka luajtur edhe për të rinjtë e Suedisë, ndërsa më 7 qershor do të zbret me “Dardanët” në Podgoricë për të luajtur ndaj vendit të prejardhjes, Malit të Zi.

Ëër të cilin po ashtu luan një futbollit nga Kosova, Fatos Beqiraj nga Peja.  Ky i fundit iu kishte bashkuar shtetit fqinj në kohën kur futbolli kosovar nuk ishte i pranuar ndërkombëtarisht. Ndërkaq, së fundmi, edhe 19-vjeçarin Arton Zekaj, i cili, deri më tani ka përfaqësuar Serbinë në nivelet e moshave, ka zgjedhur të luajë në vijim për Kosovën. Përfaqësuesja e Kosovës do të grumbullohet më 2 qershor, ndërsa më 5 qershor do ta marrë rrugën drejt Podgoricës.

Atje ku do ta zhvillojë dy ditë më pas ndeshjen me Malin e Zi. Pas ndeshjes me Malin e Zi, Kosova do t’i zhvillojë edhe dy stërvitje më 8 e 9 qershor, para duelit të 10 qershorit me bullgarët, i cili do të zhvillohet në Sofje.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh