Kosova / Bunjaku frymëzohet nga Nënë Tereza, Ujkani beson tek fitorja

Share Button

kosove-kroaci-bunjaku-ujkani-2016

AlbanianSport.com 05.10.2016 20:20

ASNN – Në kuadër të Eliminatoreve të Botërorit 2018, Kosova përballet të enjten mbrëma në “Loro Boriçi” me Kroacinë dhe të dyja skuadrat kanë zhvilluar në mbrëmje seancën e vetme stërvitore, si dhe kanë mbajtur edhe konferencat për shtyp.

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku, ka theksuar se skuadra e tij do të mundohet të shfrytëzojë mungesat e miqve, ndërsa homologu i tij kroat, Ante Çaçiç, beson se përvoja e ekipit së tij do të bëjë diferencën.

Kosova do të luajë të enjten ndaj Kroacisë, në takimin e dytë të vlefshëm për grupin I të Eliminatoreve të Botërorit 2018 dhe skuadra e drejtuar nga trajneri Albert Bunjaku ka zhvilluar të mërkurën në mbrëmje seancën e fundit stërvitore në Stadiumin “Loro Boriçi”.

Sipas trajnerit Bunjaku, kjo ndeshje, që është zyrtarisht e para për Kosovën si pritëse e që, për më tepër luhet në Shqipëri, e vë përballë një kundërshtari që mbetet i fortë përtej mungesave.

Madje Bunjaku ka mbyllur konferencën me një thënie të Nënë Terezës, duke motivuar kështu lojtarët para ndeshjes me Kroacinë: “Ne nuk mund të bëjmë gjerë të mëdha, por gjëra të vogla me dashuri të madhe”,

Edhe portieri Ujkani thotë se Kosova është gati. “Do të jetë një ndeshje emocionuese, pasi do të luajmë para tifozëve tanë, – ka thënë ish-gardiani i portës kuqezi. – Po ashtu, me ndihmën e tyre pres një rezultat pozitiv. Shpresoj se do të gëzohemi në fund”

Kosova është stërvitur në “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 17:00, e më pas ka mbajtur edhe konferencën për shtyp, për t’ua lënë vendin kroatëve, që e kanë nisur stërvitjen në ora 19:00 dhe, më pas, kanë edhe konferencën për shtyp.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh