AlbanianSport.com 04.02.2016 20:35
ASNN – Trajneri Dritan Mehmeti i Korabit thotë se katër lojtarë vazhdojnë të jenë të dëmtuar dhe pret rikuperimin e tyre, pavarësisht se matjanët mendojnë se kjo është strategji e Korabit për t’i zënë në befasi ato.
Për trajnerin e dibranëve ky është një shqetësim pasi Guri, Begaj, Frashëri e Kotorri janë katër lojtarë të formacionit bazë që i duhen shumë Korabit në përballjen me Burrelin. “Po punohet intensivisht për formatimin e skuadrës”, – thotë Mehmeti.
“Për momentin, kemi disa lojtarë që ende nuk janë rikuperuar totalisht, – ka vijuar ai. – Guri, Begaj, Frashëri e Kotorri nuk janë ende gati për t’u aktivizuar në ndeshjen me Burrelin.”
“Shpresojmë që deri ditën e shtunë ato të jenë të gatshëm të luajnë”, – tha trajneri Mehmeti. Trajneri i Korabit e vlerëson të vështirë këtë vizitë, por shton se lojtarët dibranë do të japin maksimumin për të arritur më të mirën e mundshme.