AlbanianSport.com 24.11.2014 08:50
ASNN – Dibranët kanë përfituar më së miri nga pushimi i Erzenit, si dhe nga fitorja e tyre me Domosdovën. Korabi nuk di të ndalet dhe dje ka regjistruar fitoren e 6-të radhazi në po kaq ndeshje duke udhëhequr i vetëm renditjen. Dibranët kanë fituar 2-0 ndaj Domosdovës, në një stadium, ku ishin të pranishëm rreth 3 mijë tifozë.
Ndërkaq, fitorja minimale në shtëpi ndaj Partizanit B e ka ngjitur Luzin 2008 në vendin e dytë në renditje, duke bërë që të hyjë seriozisht në garë për t’u ngjitur një kategori më lart. Nga ana tjetër, takimi i djeshëm ndërmjet Tiranës B dhe Teutës B, që u mbyll në barazim 3-3, ka nisur me 20 minuta vonesë, për shkak të ardhjes vonë të policisë.
Me 20 minuta vonesë, pasi janë vonuar forcat e rendit, ka nisur sfida e djeshme ku Olimpiku ka fituar thellësisht, 7-0 ndaj Skraparit, ku spikat fakti se golat janë shënuar nga 7 lojtarë të ndryshëm. Shënkolli ka pësuar humbjen e dytë radhazi në kampionat, pasi dje është mundur në fushën e vet 2-3 nga Vora, ndërsa Sukthi dhe Albpetroli kanë ndarë nga një pikë mes tyre pas barazimit pa gola në ndeshjen midis tyre.
Kategoria e Dytë
Grupi A
Java e 7-të
(23 nëntor 2014)
Shënkolli – Vora 2-3
Luzi 2008 – Partizani B 1-0
Olimpik – Skrapari 7-0
Tirana B – Teuta B 3-3
Korabi – Domosdova 2-0
Sukthi – Albpetroli 0-0
Erzeni pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Korabi 6 6 0 0 12-3 18
- Luzi 2008 7 5 1 1 16-4 16
- Erzeni 6 5 0 1 18-10 15
- Shënkolli 7 3 1 3 14-7 13
- Partizani B 6 4 1 1 7-1 13
- Sukthi 7 3 3 1 8-4 12
- Olimpik 6 2 2 2 13-7 8
- Vora 6 2 2 3 10-11 8
- Tirana B 6 1 2 3 11-14 5
- Albpetroli 6 1 2 3 5-9 5
- Skrapari 7 1 1 5 1-20 4
- Teuta B 7 0 3 4 4-12 3
13. Domosdova 7 0 0 7 4-21 0