AlbanianSport.com 27.02.2015 16:50
ASNN – Menjëherë pas vendimit nga Komisioni i Disiplinës, ku Korabit i është kthyer buzëqeshja, pasi e ka marrë fitoren në “tavolinë” me Sukthin, për shkak të aktivizimit të një lojtari që nuk duhet të kishte luajtur, teksa dibranët në fakt e prisnin, ka ardhur dhe reagimi i presidentit të dibranëve Fehmi Mziu.
“Dua ta ndaj këtë gëzim me të gjithë ju miq dhe tifozë…!!! – ka deklaruar Mziu. – Në të vërtetë nuk gëzoj pse morëm një ndeshje në tavolinë, Korabi-Sukthi 3-0, por të them të drejtën po më shijon shumë rikthimin në plus katër diferenca e pikëve me ndjekësin më të afërt.”
“Sa më shumë hasëm t’i shtohen Korabit, aq më të fortë bëhemi ne”, – ka përfunduar ai. Mirëpo a ishin fort normale këto vendime? Në një farë mënyre është paaftësi e të dy humbëseve, ndërsa me pikë në “tavolinë” as gara nuk bëhet më e vërtetë. Gjithsesi Korabi dhe Shënkolli i morën fitoret e tyre në “tavolinë”.