AlbanianSport.com 28/01/2021 19:25
ASNN – Zëvendësoi Klevis Dalipin, 58-vjeçari prezantohet para skuadrës në Peshkopi dhe nis punën. Nuk ka zgjatur më shumë se 3 ditë dilema për emrin e ri të stolit të Korabit, pasi klubi dibran ia ka besuar drejtimin e skuadrës për gjysmën e dytë të sezonit një emri të njohur si Agim Canaj. Më 25 janar, pas një viti në drejtim të skuadrës dibrane, elbasanasi Klevis Dalipi dha dorëheqjen drejtimi i Korabit, duke sqaruar se e kishte marrë këtë vendim “për një sfidë tjetër profesionale”.
Dhe drejtuesit e klubit nuk kanë humbur kohë për të gjetur “timonierin” e ri, duke ia besuar drejtimin e skuadrës trajnerit të njohur vlonjat. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi dibran nëpërmjet një postimi në profilet e tij në rrjetet sociale. 58-vjeçari është prezantuar të enjten përpara skuadrës, teksa nuk ka humbur kohë duke ia nisur menjëherë nga puna. Ish-lojtari i njohur i Dinamos, por edhe Kombëtares, ka një përvojë të madhe si trajner.
Në të kaluarën, ai ka drejtuar shumë klube si Dinamo, Lushnjën, Shkumbinin, Besën, Skënderbeun, Flamurtarin, Gramozin, Bylisin, Kukësin dhe Tërbunin. Por trajneri i njohur nuk ka drejtuar ekip që në verën e vitit 2019, pasi u largua nga Vllaznia, që u ngjit në Kategorinë Superiore. Kjo është hera e parë që Canaj drejton skuadrën nga Peshkopia, teksa do të kërkojë ta rikthejë në elitë. Hëpërhë, Korabi ndan vendin e dytë dhe të 3-të me Burrelin, me nga 16 pikë secila.
Të dyja skuadrat janë në ndjekje të Dinamos, që kryeson grupin A, apo grupin e Veriut, në kuotën e 20 pikëve. Natyrisht, synimi i trajnerit Agim Canaj dhe skuadrës së tij është sigurimi i vendit të parë në grup, që të ngjit automatikisht në Kategorinë Superiore, ose të paktën vendi i dytë, që të çon në “play-off”-in e të dytave të dy grupeve të Kategorisë së Parë, fituesja e të cilit shkon