Kopenhaga zotohet për një “Evropian 2020” sa më ekologjik & të pastër

Share Button

AlbanianSport.com 14/02/2020 22:55

ASNN – Me qëllim që të bëhet “karbon neutral” deri në vitin 2025, Kopenhaga po përballet me një sfidë, teksa përgatitet të organizojë ndeshjet e futbollit për Euro 2020, duke minimizuar ndikimin e klimës. Turneu evropian i futbollit i këtij viti, do të zhvillohet në 12 qytete evropiane duke filluar nga Londra, Roma e deri në Baku. E tifozët që do të udhëtojnë, do të kenë nevojë për strehim, transport dhe ushqim, të gjitha këto do të kontribuojnë në gjurmën e tyre të karbonit.

“Gjithmonë është një paradoks kur i fton njerëzit të vijnë në qytetin tënd, – i tha Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP) kryetari i Bashkisë së Kopenhagës, Frank Jensen. – Sigurisht që kjo ka një ndikim në emetimet e karbonit dhe mjedisin. Ne jemi duke u përqendruar se si të mund ta presim një ngjarje të madhe me gjurmë sa më të ulëta karboni.” Kryeqyteti danez, i cili u përcaktua kryeqyteti i gjelbër evropian në vitin 2014, po përpiqet të bëjë gjithçka që mundet për ta bërë Euro 2020 sa më të gjelbër.

Do të përdoren gota të ricikluara, do të shërbehet ushqimi organik, do të përdoret administrimi i mbeturinave dhe përdorimi i plastikës me një përdorim, do të jetë i kufizuar. Me shtimin e premtimit të UEFA-së për të mbjellë 50,000 pemë në secilën nga 12 vendet pritëse për të kompensuar emetimet e karbonit, Kopenhaga pretendon se do të jetë në gjendje të kufizojë ndikimin mjedisor të 4 ndeshjeve që do të mikpresë. Shqetësimi për mjedisin është përhapur tashmë mirë në kryeqytetin skandinav, gjë që ka bërë që 40 % e njerëzve përdorin biçikleta.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh