Gjergj Vyshka 08.12.2016 12:05
Shmanget i gjithë stafi i laboratorit mjekësor në Agjencinë e Shërbimit të Sporteve me në krye Mel Ostreni, ndërsa edhe mbështetësit duhet të jenë të specializuar në mjekësi. Dje, në mjediset e Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, pikërisht në laboratorin mjekësor, atje ku zhvillohen dhe kontrollet antidoping, është kryer një test për një shumicë sportistësh.
Mes të cilëve dhe peshëngritja. E ky kontroll, sipas burimeve të sigurta, është kryer nga Violeta Shqevi, e cila në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit përgjigjet për antidopingun, si dhe nga një pedagog i Universitetit të Sporteve. Nga ky kontroll, gjë që ndodh prej kohësh, është shmangur mjeku Mel Ostreni, edhe pse ka licencën ndërkombëtare për të bërë kontrolle të tilla në vendin tonë.
Sikurse dhe pjesëtarë të tjerë stafit mjekësor që kujdeset për kontrollet e tilla. Por, së paku në praktikat botërore, të gjitha kontrollet kryhen nga mjekë të specializuar sportiv dhe të fushës së antidopingu, sikurse ndihmësi, që marrin epruvetat e urinës së sportistëve, duhet të jenë medoemos mjekë në arsimin dhe profesion (fizioterapistë dhe gjithçka tjetër).
Që do të thotë se ky kontroll është bërë, gjithnjë sipas burimeve të mirinformuara, nga njerëz jo të fushës dhe të specializuar për atë çështje. E ndoshta duket se do të jetë një kontroll antidoping “nul”.