Konte, nga stoli i të kaltërve të Italisë, tek stoli i bluve të Londrës?

Share Button

Antonio-Konte-bust

AlbanianSport.com 15.03.2016 11:10

ASNN – Nga stoli i të kaltërve të Italisë, tek stoli i bluve të kryeqytetit britanik, Londrës. Ky duket se do te jetë edhe udhëtimi i Antonio Kontes, i cili ka zyrtarizuar largimin nga drejtimi i përfaqësueses italiane të futbollit pas Evropianit “Francë 2016”. Konte është përfolur gjithnjë e më tepër në lidhje me vendin bosh në “Stemford Bridxh”, si trajner i Çellsit.

Ajo që pëshpëritej deri më tani si një hipotezë, është bërë sot zyrtare, pasi Antonio Konte do të largohet nga drejtimi i përfaqësueses italiane të futbollit pas Evropianit “Francë 2016”. Një gjë e tillë është pohuar sot nga presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Karlo Tavekio, i cili ka deklaruar se trajneri i ka shprehur se ndjen nevojën që të jetë çdo ditë në fushën e blertë, për të stërvitur çdo ditë një skuadër.

Kjo deklaratë e kreut të organizmit që qeveris futbollin italian, nënkupton se Konte po e lë stolin e përfaqësueses “axurre” për të marrë drejtimin e një klubi futbollit. Konte është përfolur gjithnjë e më tepër në lidhje me vendin bosh në “Stemford Bridxh”, si trajner i Çellsit dhe lajmi se ai nuk do të jetë më në krye të Italisë pas “Francë 2016”, thjesht e rrit më tepër  mundësinë e kalimit të tij në futbollin anglez.

46-vjeçari u emërua trajner i Italisë në gusht të 2014-ës, vetëm 35 ditë pasi kishte dhënë dorëheqjen si trajner i Juventusit, të cilin e kishte udhëhequr drejt 3 titujve “kampion” radhazi. Trajneri i Bolonjës dhe ish-trajneri i përfaqësueses, Roberto Donadoni, dhe trajneri i Leister Sitit, Klaudio Ranieri, janë përmendur si kandidatura të mundshme për ta zëvendësuar Konten.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

AlbanianSport.com 15/03/2024 13:55 ASNN – Edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh