AlbanianSport.com 27.03.2015 18:55
ASNN – Në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit “Francë 2016”, Kombëtarja do të përballet të dielën me Armeninë dhe të premten, në konferencën për shtyp kanë dalë futbollistët Taulant Xhaka dhe Ledian Memushaj.
Ndeshja Shqipëri-Armeni luhet të dielën, duke nisur nga 18:00 në Elbasan “Arena” dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Synimi kryesor është fitorja, por edhe barazimi do të ishte i pranueshëm.
Kështu ka deklaruar futbollisti i Kombëtares, Taulant Xhaka, duke folur të premten për takimin me Armeninë. Në konferencën e përditshme për shtyp, bashkë me Xhakën ka qenë edhe Ledian Memushaj, i cili ka premtuar maksimumin në rast aktivizimi.
Ndeshja Shqipëri-Armeni luhet të dielën, duke nisur nga 18:00 në Elbasan “Arena” dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në një transmetim maratonë.