AlbanianSport.com 31.05.2016 09:35
ASNN – Kombëtarja kuqezi, e cila po vijon stërvitjen në Austri, tanimë është plotësuar në kontingjentin e saj, pasi kanë ardhur edhe dy futbollistët e fundit. Dy mesfushorët kuqezi, Ergys Kaçe dhe Ledian Memushaj janë bashkuar me kombëtaren shqiptare në grumbullim në tokën austriake.
Kaçe ka mbërritur më herët dje gjatë ditës, ndërsa Memushaj është bashkuar me kuqezinjtë mbrëmë rreth orës 19:30. Të dy këta lojtarë kanë qenë të impenjuar me klubet përkatëse gjatë ditëve të fundit dhe për këtë arsye kishin marrë leje nga trajneri Xhovani De Biazi.
Ergys Kaçe ka luajtur si titullar me PAOK-un ndaj AEK-ut në ndeshjen e vlefshme për “play-off”-in që po zhvillohet për pjesëmarrjen në Kupat e Evropës në Greqi. Edhe Ledian Memushaj ishte gjithashtu titullar në radhët e Peskarës që mundi Novaran, ndërsa ndeshja ishte e vlefshme për e “play-off”-in e Serisë A.