Adriatik Balla 30.05.2015 16:35
Zv/trajneri i Kombëtares, Paolo Tramexani, ka vlerësuar talentetkuqezi të Shqipërisë në një shkrim të një medieje të njohur italiane, si “Gazzetta dello Sport”. “Shqipëria është një minierë ari, plot talente. Kombëtarja po habit të gjithë, – ka thënë ai. – Merita është e Xhovani De Biazit dhe stafit të tij.”
“Finalet e Evropianit janë pranë dhe do të ishte një arritje e madhe pasi nuk është arritur ndonjëherë”, – shtoi italiani. Gazetari Tomaso Maxhi ka biseduar gjatë me ndihmësin e De Biazit, Tramexanin, i cili pohoi: “Është e vështirë, por do të ishte një arritje historike, sepse Shqipëria nuk ka marrë pjesë në një fazë finale të një Evropiani ose Botërori.”
“Kemi ecur shumë mirë dhe e dimë që nuk mjafton, pasi duhet të vazhdojmë kështu dhe të jemi të përqendruar.” Zëvendës/trajneri i kuqezinjve nuk ka harruar të përmendë as përvojën shqiptare. “Është një vend që po na dhuron emocione të jashtëzakonshme”, – ka thënë Tramexani.
“Është një popull tepër human, – vijoi ai. – E shikojnë ecurinë e ekipit si një revansh, për ne është inkurajuese.