Adriatik Balla 30.05.2015 10:05
Zëvendësi i Xhovani De Biazit, Paolo Tramexani, vlerëson lart lojtarët shqiptarë të Kombëtares kuqezi që luajnë në ekipet e ndryshme evropiane, sidomos Cikalleshin. “Cikalleshi një sulmues që luan te RNK Spliti, – ka deklaruar ai për mediat italiane. -Është i fortë fizikisht dhe mund të luajë si sulmues kryesor dhe i tërhequr.”
“Pastaj Balaj që luan me Rijekën, – ka vijuar Tramexani. – Ai është një sulmues tipik që zgjidhi ndeshjen me Portugalinë. Një tjetër qendërsulmues është Sadiku që aktivizohet te FC Zyrihu, i cili është i fortë fizikisht dhe ka intuitë për golin. Është edhe Roshi, një mesfushor që luan te FSV Frankfurt te Bundesliga 2”
“Ai është i shpejtë dhe që luan në krahun e djathtë” – shtoi Tramexani. Zëvendëstrajneri i kuqezinjve nuk ka harruar të përmendë edhe disa lojtarë të rëndësishëm nga Shqipëria duke shtuar se janë disa ata që po japin kontributin e tyre në Serinë A. “Berisha është një portier i zbuluar nga Xhani”, – ka thënë italiani.
“Ka cilësi dhe gjatë qëndrimit të tij te Lacio po rritet nga ana profesionale, – ka theksuar Tramexani. – Loriku është një lojtar i rëndësishëm dhe një flamur për Kombëtaren. Hysajn e ndjek që kur ishte tek të rinjtë e Empolit, është një lojtar me rendiment të lartë dhe rrallë gabon në ndeshje.”
“Mund të luajë si në krahun e majtë edhe të djathtë. Lila është një mesfushor qendre,
është luftarak dhe të tillë ka shumë në Shqipëri, që japin shpirtin në fushë”, – ka përfunduar ndihmësi i Xhovani De Biazit, Paolo Tramexani.