Kombëtarja / Trajneri Reja shpall listën për 3 sfidat e fundmarsit, ka risi

Share Button

AlbanianSport.com 21/03/2021 14:25

ASNN – Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja, ka shpallur listën me 28 lojtarë që janë ftuar për 3 ndeshjet e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. Kuqezinjtë do të luajnë në fushë të huaj ndaj Andorrës, më 25 mars, ndërsa më 28 mars, përfaqësuesja kuqezi do të presë Anglinë në Tiranë. Takimi i tretë do të luhet më 31 mars ndaj San Marinos, sërish në fushë huaj.

Duke shpjeguar zgjedhjet e tij, trajneri italian ka folur për risitë e tij në këtë grumbullim të parë për vitin 2021, teksa shpreson që lojtarët të vijnë në gjendje optimale në këto sfida. Gjithashtu, Reja kërkon përqendrim maksimal nga kombëtarja para Andorrës, që ai e cilëson si duelin më të rëndësishëm dhe kërkon nga skuadra që të japë  maksimumin.

Kështu, Shqipëria është gati për ndeshjet eliminatore të Botërorit “Katari 2022” dhe ditën e dielë, Federata Shqiptar e Futbollit (FSHF) ka publikuar listën e futbollistëve që do të jenë nën urdhrat e trajnerit Reja për 3 ndeshjet e fundmuajit mars. Në listën e publikuar nga FSHF-ja bien në sy disa risi, të tilla si Nedim Bajrami dhe Mario Mitaj, të cilët ftohen për herë të parë në kombëtare.

Ka edhe rikthime, si ai i Arlind Ajetit, i cili po luan rregullisht në Serinë B me Rexhianën. Mungon Kastriot Dermaku, i cili vjen pas një dëmtimi dhe kohët e fundit nuk është aktivizuar. Nga Superiorja është vetëm një lojtar, mbrojtësi Erjon Hoxhallari, ndërsa jashtë ka mbetur portieri Alban Hoxha, vendin e të cilit e ka zënë Gentian Selmani.

Mungesë tjetër në listë edhe ajo e Lindon Selahit, i cili këtë sezon i ka pasur minutat me pikatore. Gjithashtu, trajneri i Shqipërisë u shpreh që në këto sfida “do të mund të tregojmë sesa është rritur Kombëtarja kuqezi dhe se tani përgjegjësia është më e madhe, pasi jemi ngjitur një kategori më lart në Ligën e Kombeve dhe pritshmëritë janë më të mëdha”.

 

LISTA E SHQIPËRISË PËR NDESHJET ME

ANDORRËN, ANGLINË DHE SAN MARINON

 

PORTIERË: Thomas Strakosha, Etrit Berisha, Gentian Selmani

MBROJTËS: Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Frederik Veseli, Albi Doka, Mario Mitaj, Erion Hoxhallari, Arlind Ajeti, Hysen Memolla

MESFUSHORË: Keidi Bare, Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Sherif Kallaku, Enis Çokaj, Nedim Bajrami, Ledian Memushaj, Ermir Lenjani, Odise Roshi

SULMUES: Sokol Cikalleshi, Armando Broja, Florian Kamberi, Rei Manaj, Myrto Uzuni.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh