AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20
ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër Shqipërisë, kemi një objektiv të qartë dhe ai është që të kalojmë grupin në vendin e parë”. Në konferencën për shtyp të së premten, trajneri Ivan Hashek u shpreh se skuadra e tij i ka marrë masat për të tentuar 3 pikë ndaj kuqezinjeve.
Çekia, e cila kryeson grupin B1 do të përpballet me Shqipërinë të shtunën, duke nisur nga ora 20:45 në Stadiumin “Arena Kombëtar”, dhe, në konferencën për shtyp të mbajtur një ditë para sfidës, trajneri, Ivan Hashek shprehet se skuadra e tij do të synojë maksimumin kundër kuqezinjeve.
“Ne kemi një objektiv të qartë dhe ai është që të kalojmë grupin në vendin e parë, – ka thënë ai. – Është në lojë edhe vendi në Botëror ndaj duam të përfundojmë të parët në grup nga ky këndvështrim gjithashtu. Nuk dua të bëj llogari apo të them se do ta preferoja një barazim. Objektivi është të fitojmë grupin.”
Më tej trajneri i Çekisë theksoi se i ka marrë masat për të përballuar intenstitetin e Shqipërisë, duke theksuar se ekipi i Silvinjos ka potencial dhe cilësi. “Shqipëria është një skuadër cilësore me një trajner të shkëlqyer, – tha ai. – Një skuadër që mund të sulmojë lart, por në të njëjtën kohë të luajë edhe në qendër apo e tërhequr me një bllok në thellësi pa asnjë lloj problemi dhe të shkojë në kundërsulme.”
“Kuqezinjtë kanë lojtarë cilësorë për të prodhuar nje ndeshje të vështirë për ne”, – ka përfunduar Hasheku. Çekia poziciohohet në vendin e parë, me 7 pikë, 1 më shumë se Shqipëria, në katër takimet e luajtura deri më tani në veprimtarinë e dytë të përfaqësueseve të kontinetit, në Ligën e Kombeve..