AlbanianSport.com 26.03.2016 11:40
ASNN – Sonte, duke nisur nga ora 17:30, në Stadiumin “Ernst Hapel” të Vjenës, Shqipëria do të përballet me Austrinë, në të parën miqësore midis këtyre vendeve, pas 6 ndeshjesh zyrtare.
Në prag të ndeshjes miqësore, 55-vjeçari zviceran, Marsel Koler, që drejton prej 5 vitesh përfaqësuesen austriake, nuk i kurseu elozhet për skuadrën e De Biazit në konferencën për shtyp gjatë së premtes.
“Shqipëria ka një ekip kompakt, të përgatitur shumë mirë nga ana taktike, – ka thënë ai, duke vijuar: “Ata kanë pësuar shumë pak gola gjatë edicionit të fundit”.
“Është një skuadër me kualitet dhe ua “nxin jetën” kundërshtarëve, – ka pohuar zvicerani i stolit të përfaqësueses zvicerane. – Duhet të jemi të përqendruar për përballjen me ta.”
Për trajnerin e Austrisë, kjo ndeshje shihet si një test i rëndësishëm në prag të Evropianit.