AlbanianSport.com 25/03/2019 23:35
ASNN – Pas fitores së arritur ndaj Andorrës, ka folur për Rrjetin i Radio-Televizionit Shqiptar edhe trajneri i përkohshëm i Kombëtares, Ervin Bulku. Numri një i stolit mori drejtimin e ekipit pas largimit të trajnerit Kristian Panuçi dhe e kaloi me sukses misionin e tij, pasi mori fitoren e parë.
“Ishte shumë e rëndësishme fitorja, pasi vinim nga rezultate të mira, – ka thënë ish-ndihmësi i Panuçit. – Nuk kishim atmosferë të mirë, pasi jemi mësuar që Eliminatoret t’i nisim me rezultat pozitiv. Me këto 3 pikë synojmë të bëjmë kthesën dhe të nisim luftën tonë.”
Sa i përket asaj nëse ai mund të ishte ai trajneri i ri i Kombëtares, ish-futbollisti bardheblu tregohet realist, teksa thotë: “Nuk mund të them unë këtë gjë. Mendoj se e kemi bërë shumë. Unë jam i gatshëm dhe nuk ka rëndësi pozicioni që ndodhem. I takon tjetër kujt për të folur për trajnerin.”
Sa i përket ndeshjes në Andorrë, Shulku është shprehur i kënaqur. “Luajtëm mirë dhe me 4-3-3 dhe me 5-3-2, – ka thënë Bulku. – Mendoj se të dy skemat funksionuan mirë. Para ndeshjes me këtë terren dhe me një ekip që rri mbrapa, ekipet kundërshtare do t’i vërë Andorra në vështirësi.”
Grupi H
E hënë, 25 mars 2019:
Turqi – Moldavi 4-0
Francë – Islandë 4-0
Andorrë – Shqipëri 0-3
Renditja
Nr. Skuadra F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Franca 2 0 0 8-1 6
- Turqia 2 0 0 6-0 6
- Shqipëria 1 0 1 3-2 3
- Islanda 1 0 1 2-4 3
- Andorra 0 0 2 0-5 0
- Moldavia 0 0 2 1-8 0