AlbanianSport.com 24.08.2015 12:05
ASNN – Trajneri i Kombëtares, Xhovani De Biazi, ka marë një lajm të keq në prag të dy sfidave eliminatore për “Euro 2016”-t, ndaj Danimarkës dhe Portugalisë, që do të zhvillohen në muajin shtator.
Pas Mërgim Mavrajt dhe Debatik Currit, kreu i stolit kuqezi nuk do të mund të mbështetet as tek Ledian Memushaj për dy ndeshjet e radhës.
Mediat italiane raportojnë se futbollisti i Peskarës ndjen dhimbje në kavilje. Për këtë arsye pritet t’i nënshtrohet një operacioni që do ta mbajë jashtë fushave për 2 muajt e ardhshëm.
Nëse diçka e tillë ndodh, Memushaj do të humbë edhe dy takimet e fundit në Grupin “I” të këtyre Eliminatoreve, ato kundër Serbisë dhe Armenisë, që do të zhvillohen në tetor të këtij viti.