Kombëtarja / Shqipëria vuan, por e mund 2-0 Luksemburgun e mbetur me 10

Share Button

Luksemburg-Shqiperi-0-2-freekick

AlbanianSport.com 29.03.2016 22:10

ASNN – Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar 2-0 me Luksemburgun, në miqësoren e dytë të luajtur në fushë të huaj, në datat e përcaktuara më parë nga FIFA dhe UEFA. Kanë mjaftuar golat e shënuar nga Sadiku e Cikalleshi për të rikthyer entuziazmin në skuadër dhe në stolin e kuqezinjve.

Shumë eksperimente në formacion nga ana e trajnerit Xhani De Biazi për këtë sfidë, kushtëzuar edhe nga mungesat për shkak të dëmtimi të Hysaj, Mavraj dhe Xhakës. Pjesa e parë ka patur disa raste për shënim për kuqezinjtë, por pa mundur t’i finalizojnë me gol.

Në minutën e 17-të, Gashi ekzekuton bukur një goditje dënimi me të majtën, por edhe pritja e Zhuberit është mjaft e bukur. Në të 26-ën, tjetër rast për kuqezinjtë por largon me këmbë topin portieri i Luksemburgut. Në minutën e 44-t, Zhuberi pengon Cikalleshin dhe, duke qenë lojtari i fundit, ndëshkohet me karton të kuq.

Goditje dënimi për Shqipërinë. Gjuan vetë Cikalleshi por topi përfundon jashtë kuadratit. Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura. Në 45 minutat e dyta, trajneri De Biazi u jep mundësinë edhe disa lojtarëve të tjerë për të luajtur me ndërrimet e bëra. Portieri Shehi, Sadiku, Abrashi, Kaçe i japin një frymë të re skuadrës.

Dhe, në minutën e 62-të, i sapofuturi në lojë, Sadiku, e kalon Shqipërinë në epërsi. Ai gjuan saktë me kokë pas një topi të të saktë të ardhur nga Kaçe nga krahu i djathtë i sulmit tonë. Në 74-tën Cikalleshi shënon golin e dytë për kuqezinjtë. Një fitore e merituar kjo për skuadrën e De Biazit, pas asaj humbje 2-1 me Austrinë, ndeshje kjo e luajtur të shtunën në Vjenë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh