Kombëtarja / Shqipëria thyen “tersin” hungarez, “perla” e Brojës i jep fitoren

Share Button

AlbanianSport.com 05/09/2021 20:15

ASNN – Fiton 1-0, falë një goli të Brojës, dhe ngjitet në kuotën e 9 pikëve në renditje. Shqipëria ka mundur Hungarinë me një gol të vetëm të Brojës, duke gjetur kështu fitoren e 3-të në këto 5 ndeshje të para të Eliminatoreve të Botërorit 2022. Kjo fitore, që ishte e para në histori ndaj hungarezëve,  u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Shqipëria është përballur të dielën me Hungarinë, në takimin e vlefshëm për grupin I të Eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” dhe që u luajt në Stadiumin “Elbasan Arena”.

Të dy skuadrat erdhën pas humbjeve të thella në takimet e 4-ta në grup, përkatësisht Shqipëria 1-4 përballë Polonisë në Varshavë dhe Hungaria 0-4 përballë Anglisë në shtëpi, dje pjesa e parë i ka parë të dy formacionet të luajnë me kujdes. Sidoqoftë, është Shqipëria që jep shkëndija në 4 raste brenda çerekorës së parë, por pa e gjetur dot rrugën e rrjetës, sidomos me Uzunin. Në krahun tjetër, Hungari rrezikon në minutën e 18-të, por gardiani kuqezi, Berisha, bëhet vendimtar dhe nuk lejon prekjen e rrjetës së tij.

\11 minuta më pas, është debutuesi në fanellën kuqezi, Nedim Bajrami, që ka patur një pjesë të parë shumë të mirë në mesfushë, ai që godet rrezikshëm nga larg. Por rasti më i mirë kuqezi është ai i minutës së 33-të, kur goditja e këndit e ekzekutuar nga Bajrami, devijohet me kokë nga Gjimshiti dhe, nga fare afër, Kumbulla nuk e shtyn dot  topin në rrjetë. Me hungarezët më të rrezikshëm në portën shqiptare, por me rrjeta të paprekura do të mbyllen 45 minutat e para. Ato të dytat do të shohin sërish Shqipërinë ta nisë më mirë.

Dhe Bekim Balaj, i preferuar në formacion kundrejt Sokol Cikalleshit, shpërdoron brenda zone, duke gjetur vetëm rrjetën e jashtme në minutën e 51-të, ndërsa dy minuta më pas provon, por pa sukses, edhe Roshi. Në minutën e 72-të, është i sapofuturi Çekiçi që tregohet egoist dhe bllokohet në goditje nga portieri mik, kur mund të kishte pasuar për Uzunin dhe Balajn brenda zonë. Shqipëria vijon të këmbëngulë, por edhe Hungaria provon të rrezikojë me goditje nga larg, teksa kronometri vazhdon t’u drejtohet minutave të fundit.

Dhe, sikundër ndodh në këto ndeshje, duhet një moment aftësie individuale për të zhbllokuar rezultatin dhe atë e dhuron i riu i sapofutur Armando Broja, që gjen rrugën e rrjetës 3 minuta para fundit. Përtej këtyre minuta të fundit nervoze dhe 4 minutave shtesë, Shqipëria e mbron fitoren dhe i jep fund bilancit historik në përballjet me Hungarinë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh