Adriatik Balla 23.05.2015 15:20
Kombëtarja e Shqipërisë pritet të ngjisë 6 vende në renditjen e FIFA-s, e cila publikohet më datë 4 qershor. Kuqezinjtë marrin sërish bonus dhe ia dalin të bëjnë përparim në këtë renditje në qershor, ndonëse nuk do të luajnë ndeshje zyrtare.
Shqipëria nuk ndryshoi pozicionin në renditjen e përmuajshme të FIFA-s për muajin maj. Kombëtarja mbetet në vendin e 57-të me 575 pikë, pasi gjatë muajit të fundit nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje.
Ndryshime nuk ka as për tre prej kundërshtarëve të Shqipërisë në grupin e saj në Eliminatoret e Euro 2016-s. Kështu, Portugalia qëndron në vendin e 7-të, Serbia mbetet në vend të 44-t, ndërsa Armenia në të 77-tin. Ndërkohë, Danimarka humbi një vend, duke zbritur në të 29-tin.