Kombëtarja / Shënuesit kuqezi, nga mbrojtësi Aliaj(?!), tek Kushta(II)

Share Button

AlbanianSport.com 20/10/2018 09:35

…vijon nga dje

ASNN – I dyti më efikas është çuditërisht një mbrojtës, Adrian Aliaj, me 8 gola të realizuar në 29 ndeshje, pra me një koeficient afro 0.3 gola për ndeshje. Duke marrë parasysh se ishte mbrojtës, Aliaj duhet të jetë praktikisht më efikasi në sulm. Natyrisht, një nga legjendat e futbollit shqiptar, Sokol Kushta, ka realizuar midis viteve 1987-1996 10 gola për Kombëtaren, në 30 ndeshje të luajtura, në një periudhë shumë të vështirë.

Kushta ka një koeficient 0.3 gola për ndeshje dhe për kohën kur i ka realizuar duket një arritje e madhe, sepse deri në vitin 2004, ai ishte i vetmi lojtar i Kombëtares që kishte kapur shifrën e 10 golave me skuadrën përfaqësuese. Për më tepër në një periudhë kur Kombëtarja nuk luante kaq shumë ndeshje sa luan aktualisht, qofshin zyrtare apo miqësore.

Menjëherë pas Kushtës, për nga efikasiteti, ose koeficienti i realizimit, vjen Armando Sadiku, me 11 gola në 32 ndeshje. Duke pasur parasysh moshën, ka shanse që Sadiku të thyejë edhe rekordin e Erjon Bogdanit me realizime absolute, por së pari ai duhet të kalojë dëmtimin e të rikuperohet plotësisht për të qenë gati për sfidat e ardhshme të kuqezinjve.

 

Golashënuesit më të mirë të Kombëtares kuqezi me 10 gola e lart janë:

 

  1. Erjon Bogdani 18 gola në       77 ndeshje
  2. Alban Bushi 14 gola në       67 ndeshje
  3. Ervin Skela 13 gola në       75 ndeshje
  4. Altin Rraklli 11 gola në       63 ndeshje
  5. Hamdi Salihi 11 gola në       50 ndeshje
  6. Armando Sadiku 11 gola në       32 ndeshje
  7. Sokol Kushta 10 gola në       30 ndeshje
  8. Igli Tare 10 gola në       68 ndeshje

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh