Kombëtarja / Serbia na mund paq… 2-0 në 4 minutat e fundit të shtesë

Share Button

Shqiperi-Serbi-0-2-festa-serbe

AlbanianSport.com 08.10.2015 22:40

ASNN – Shqipëria është mundur 0-2 nga Serbia të enjten, në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin “Elbasan Arena”, duke kompromentuar seriozisht kualifikimin automatikisht për në Evropianin e vitit të ardhshëm. Kolarovi, në minutën e parë shtesë, dhe Ljajiçi në atë të 3-tën, kanë firmosur një fitore morale për serbët, të cilët sidoqoftë ishin skualifikuar përsa i përket “Euro 2016”-s. Emocionet e kësaj sfide u sollën për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në një transmetim maratonë.

Ishte cilësuar si ndeshja e shekullit për futbollin shqiptar, por është mbyllur në mënyrën më të hidhur të mundshme, pasi Serbia na ka mundur paq, 0-2, e për më tepër në minutat shtesë, duke dëshmuar edhe një herë se, përtej sigurimit të vendit në “play-off”-in e Euro 2016”-s, Shqipëria ka ende për të mësuar përsa i përket arritjeve madhore në arenën ndërkombëtare. Me një atmosfere elektrizuese në “Elbasan Arena” kuqezinjtë e De Biazit e nisin mirë sfidën.

Ata bëjnë më tepër volum loje dhe e synojnë portën kundërshtare, por serbët janë më të rrezikshëm dhe Ivanoviç ishte pranë golit në minutën e 22-të, por nuk arrin të finalizojë një skemë të bukur të skuadrës së tij. Madje serbët do ta gjejnë edhe golin në minutën e 37-të. Mitroviç depërton bukur brenda zonës duke lënë mbrapa Canën. Pason në qendër dhe pas një rrëmuje, Ljajiç e shtyn në rrjetë.

Por gjyqtari ndal lojën për ndërhyrje të parregullt ndaj Berishës. Ka tension dhe protesta nga pala serbe, por gjyqtari nuk tundet, ndërsa në fundin e pjesës së parë Shqipëria humbet edhe Andi Lilën i cili pëson një dëmtim dhe dhe do të zvëndësohet. Me rrjeta të paprekura do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat janë më të hapura në lojën e dy skuadrave, të cilat kanë patur rastet e tyre.

Por lodhja dhe shthurja taktike, e ndërthurur me një paraqitje skandaloze në mbrojtje të kapitenit Lorik Cana, kanë bërë që serbët të gjejnë dy gola të fundit. Fillimisht Kolarov do të finalizojë një aksion të bukur të serbëve, duke mposhtur portierin Berisha nga një kënd i prirët. Ndërsa afro 100 sekonda më pas, një ndërhyrje e pamenduar e qendërmbrojtësit të Nantës, i ka dhënë mundësi Ljajiç të shënojë golin që do të vulosë fitoren e serbëve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh