AlbanianSport.com 31.01.2016 18:45
ASNN – Elseid Hysaj bëhet lojtari më i kushtueshëm shqiptar në merkaton e dimrit. Vlera e lojtarëve të Kombëtares është thuajse 40 milionë euro. Kualifikimi i ekipit në fazën finale të “Euro 2016” dhe paraqitja e disa prej tyre rriti vlerën e disa prej tyre. Më i kushtueshmi është Elseid Hysaj.
Mbrojtësi i krahut të djathtë, i cili u ble për 5 milionë € nga Napoli, sipas faqes së specializuar sportive në Internet, Transfermakt.com, tani kushton 9 milionë €, ose thuajse sa ¼ e gjithë vlerës së Kombëtares. Pas tij është portieri i Lacio, Etrit Berisha, i cili nga 3 milionë në fillim të sezonit, tani vlen 4 milionë €.
Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka janë më poshtë në këtë klasifikim të veçantë. Më shumë kushton edhe sulmuesi Sokol Cikalleshi, i cili vlerësohet 2.3 milionë euro. Kartoni i 13 kuqezinjve kushton të paktën 1 milionë euro. Futbollisti më i shtenjtë nga Kategoria Superiore cilësohet Sabjen Lilaj, sipas Transfermakt.com, vlen 550 mijë euro.