Kombëtarja / Rosi: Shqipëria dhe Hungaria, përballje të njëjtësh

Share Button

AlbanianSport.com 04/09/2021 23:55

ASNN – Trajneri italian i hungarezëve flet para ndeshjes së të dielës, refuzon bilancin historik. “Një ndeshje të vështirë që do të vendosë shumëçka për të dyja skuadrat.” Kështu e ka cilësuar trajneri i Hungarisë, Marko Rosi, ndeshjes së dielës me Shqipërinë. Duke folur të shtunën në konferencën për shtyp, trajneri italian i hungarezëve nuk ka pranuar ta marrë në konsideratë historinë e përballjeve midis dy përfaqësueseve. “Një përballje midis dy skuadrave në të njëjtat pozita e ka cilësuar trajneri i Italisë, Marko Rosi, ndeshjen e së dielës midis skuadrës së tij dhe Shqipërisë.

“Me Anglinë ne ishim në gjendje të mbroheshim në pjesën e parë, por, në të dytën pasi pësuam gol, skuadra u tendos dhe nuk reagoi ashtu siç duhej dhe kjo ishte arsyeja pse humbëm, – ka thënë ai. – Sidoqoftë, diferenca midis nesh dhe tyre është shumë e madhe, sepse e kam thënë që, për mua personalisht, Anglia është një nga skuadrat më të mira në botë për momentin, sepse, po ta marrësh individualisht, është në nivelet më të larta. Në anën tjetër, ne kemi parë ndeshjen e Polonisë me Shqipërinë, por unë duhet të them se rezultati final nuk është korrekt, sepse, për mendimin tim, Shqipëria luajti për shumicën e kohës, shumë më mirë sesa vendasit.”

“Duhet të kishte shënuar më tepër se një gol, por i mungoi saktësia në finalizim, – ka vijuar 56-vjeçari. – Shqiptarët ishin të pafat, edhe për shkak se në krahun tjetër luante Robert Levandovski, me të cilin nuk mund të kesh asnjë moment pushimi apo shpërqendrimi. Kjo ishte ajo që bëri dallimin, por unë prapër them se Shqipëria luajti në ndeshje të mirë.” Për këtë arsye, italiani i stolit hungarez pret një përballje sfiduese në Stadiumin “Elbasan Arena”, teksa thotë: “Ne presim një ndeshje shumë të vështirë të dielën. Unë pres një ndeshje të luftuar dhe të barazpeshuar, të cilën të dyja skuadrat do të donin ta fitonin për arsyet e tyre.”

“Për ne nuk do të jetë e lehtë të vijmë këtu e të fitojmë, – ka vijuar Rosi. – Unë e kam thënë këtë që në fillim, që kur u hodh shorti, sepse njoh shumë prej lojtarëve të Shqipërisë, unë njoh trajnerin e saj, njoh përgatitësin atletik që është miku im. Pra, unë i njoh ata dhe thellësisht dhe me të vërtetë i respektoj aftësitë dhe mundësitë e tyre. Pra, e di se sa të rrezikshëm mund të jenë dhe shpresoj që t’i kem ndërgjegjësuar për këtë lojtarët dhe skuadrën time.” Fjalëve të trajnerit u ka bërë jehonë edhe futbollisti Nemanja Nikoliç. “Si për Shqipërinë, ashtu edhe për ne, do të jetë një ndeshje e vështirë”, – ka thënë ai.

“Dhe për të dyja skuadrat, vetëm 3 pikët do të mjaftojnë për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e dytë në renditje, – ka vijuar futbollisti hungarez. – Ne dimë që duhet të përmirësohemi në fazën sulmuese dhe të jemi kompakt në atë mbrojtëse. Ne jemi përgatitur dhe e kemi analizuar këtë ndeshje dhe të gjithë lojtarët janë gati, për të dhënë më të mirën e tyre. Prandaj e presim me padurim këtë ndeshje.” Ndërkaq, trajneri i hungarezëve nuk ka pranuar ta marrë në konsideratë historinë e përballjeve midis dy përfaqësueseve. “Nuk mendoj se historia do të luajë një rol të rëndësishëm në përballjen e së dielës”, – ka thënë ai.

“Futbolli të lë kujtime të bukura, por ai i përket vetëm së tashmes dhe të ardhmes. Edhe në Hungari, pas humbjes sonë me Anglinë, shumë njerëz harruan se çfarë ndodhi në Evropian vetëm pak javë më parë. Pra, futbolli është vetëm e tashmja dhe e ardhmja. Kujtimet do të mbesin. Ka njerëz që, mbase si ajo puna e Alz’haimerit, do të mbajnë mend gjëra të një të shkuare të largët, por jo të së tashmes”, – ka përfunduar trajneri i përfaqësueses së Hungarisë, Marko Rosi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh