Kombëtarja / Reja: Nuk e kuptoj pse në Shqipëri nuk lejohet ende futbolli

Share Button

AlbanianSport.com 05/05/2020 18:40

ASNN – “Mua më duket e çuditshme se si në Shqipëri nuk kaende një sinjal se kur mund të rifillojnë stërvitjet dhe ndeshjet.” Kështu ka deklaruar të martën trajneri i Kombëtares, Edi Reja, i cili u është shtuar kështu zërave që bëjnë thirrje për lejimin e rikthimit të futbollit në fushën e blertë. “Një vend me më pak njerëz të prekur dhe me më pak rrezik se Italia apo vendet e tjera në Evropë, ende nuk kanë asnjë sinjal për futbollin, – ka vijuar ai në një intervistë të posaçme dhënë për “Top Channel”. – Mund të gjendet një zgjidhje se në disa shtete të tjera, unë kam folur me disa nga lojtarët dhe ata kanë filluar stërvitjen në grupe.”

“Për mendimin tim Shqipëria duhet të kishte rifilluar, pasi për fat të mirë nuk ka kaq shumë raste, – ka vijuar veterani italian i stolit. – Sigurisht duke marrë masat e nevojshme, sepse shëndeti është mbi të gjitha. Në Itali ndoshta mund të rifillojë futbolli në qershor, por të paktën kanë filluar që tani të provojnë. Në këtë situatë më ka ndryshuar edhe mua shumë puna. Fakti që nuk luajnë skuadrat dhe nuk stërvitem, edhe unë s’kam ku të shkoj dhe të shoh. I kisha lënë shumë takime me lojtarë që do të shkoja t’i shihja si Kamberin apo Laçin që nuk i kam ndjekur. Më mungon shumë kjo pjesë e punës time.”

“Ka shumë të tjerë që i kam parë më parë, por tani nuk di se si janë, – ka pohuar 74-vjeçari. – Përndryshe do të na duhet të shihemi direkt në shtator”. Trajneri kuqezi nuk e ka fshehur faktin se ndërprerja për shkak të epidemisë së koronavirusit e ka penguar mjaft në punën e tij. “Nga ana tjetër më mungon Shqipëria dhe doja të vija në Tiranë në këtë periudhë, aq më tepër që do të ndryshojmë edhe zyra dhe do të më duhej të sistemoja zyrën e re”, – ka thënë ai në intervistën e dhënë për televizionin në fjalë.

“Gjithashtu kishim edhe disa bisedime me trajnerët e ekipeve të moshave të kombëtareve dhe jo vetëm, sepse unë kam hartuar, së bashku me stafin tim, një projekt për të përmirësuar nivelin teknik. Së bashku me mua janë edhe ndihmësit e mi, që secili në sektorin e vet, nga mjekët tek videoanalistët, po përpiqemi të nxjerrim element të rinj. Gjithçka ishte programuar për këtë periudhë, por ndodhi kjo dhe gjithçka u ndal”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtares, Edi Reja.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh