Kombëtarja / Reja: Kuqezinjve u duhen minuta, por shpresojmë deri në mars (I)

Share Button

AlbanianSport.com 05/01/2021 17:55

ASNN – Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja ka deklaruar se shpreson shumë që lojtarët kuqezi të jenë në formë të mirë në muajin mars, kur nisin edhe eliminatoret e Botërorit 2022. Shorti i vendosi Shqipërinë në Grupin I së bashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon, teksa kuqezinjtë e nisin këtë aventurë më 25 mars në vizitën që do t’i bëjnë Andorrës. Duke folur për emision sportiv “Pressing” në televizionin informativ shqiptar “ABC News”, trajneri italian analizoi situatën e lojtarëve kryesorë të ekipit kuqezi dhe objektivat e tij deri në mars, teksa shpreson që gjendja të përmirësohet deri në nisjen e Eliminatoreve.

“Pritshmëritë janë të shumta këtë vit për ekipin tonë, sepse me këtë nisje të eliminatoreve të Botërorit ka shumë entuziazëm, ndonëse jemi në një grup me Anglinë, Poloninë dhe Hungarinë, – ka deklaruar fillimisht ai. – Unë po shpresoja të ishim në grupin e Kroacisë, ku do të kishim më shumë, por shorti na dha këtë rezultat. Sidoqoftë, pres që skuadra të rritet. Uroj shumë që lojtarët, në mënyrë të veçantë Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha, që nuk po luajnë, Elseid Hysaj, që nuk po gjen hapësirë në formacion, Kumbulla që nisi mirë dhe tashmë nuk e ka më këtë situatë.”

“Pra lojtarët që unë i cilësoj si vendimtarë të mund të luajnë vazhdimisht që të jenë në formë për muajin mars, – ka vijuar trajneri kuqezi. – Sidoqoftë, është ende herët të flasim sepse jemi në ditët e para të janarit. Por uroj që nga tani e deri në mars këta lojtarë nëse nuk luajnë si titullarë, të paktën të rrisin prezencën e tyre të fushë, të marrin minuta më shumë. Kush luan natyrisht që do të arrijë në formën më të mirë. Për shembull, Berat Gjimshiti, luan gjithmonë, madje luan 3 ndeshje në javë dhe ka arritur në atë pikë maturie sa nuk lodhet fare dhe unë e them që luan me cigare në gojë, në aspektin metaforik.”

“Është përmirësuar shumë kohët e fundit dhe të luash në Ligën e Kampioneve, natyrisht që ke rritje në kondicionin fizik dhe teknik dhe bën paraqitje të mira, – ka pohuar 75-vjeçari. – Shpresoj që të gjithë të tjerët të luajnë dhe kjo është një çështje që në fakt më tremb shumë aktualisht. Abrashi ka fare pak minuta, e hedhin në fushë në minutat e fundit. Ardian Ismajli te Spezia s’ka aktivizim, përjashto javën e kaluar, ku luajti vetëm 20 minuta. Shpresoj shumë që të marrin minutat për marsin, sepse ky është një aspekt thelbësor për ne”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh