Kombëtarja / Prag-Armenia, nisin përgatitjet, ka sërish ndryshime në listë

Share Button

AlbanianSport.com 17/11/2022 17:40

ASNN – Kombëtarja shqiptare ka rinisur të enjten përgatitjet për miqësoren e fundit të nëntorit, atë ndaj Armenisë që luhet më datë 19 nëntor në Stadiumin “Arena Kombëtare” dhe që nis në ora 17:30. Nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja grupi ka zbritur në fushën e kompleksit të saj stërvitor në Durrës në orët e paradites për të zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore, kryesisht me lojtarët që nuk u aktivizuan apo me ato që u aktivizuan vetëm pak minuta në ndeshjen e të mërkurës mbrëma ndaj Italisë.

Ndërsa lojtarët titullarë kanë zhvilluar një seancë të reduktuar me ushtrime dhe pa ngarkesa fizike. Sipas burimeve në kampin kuqezi, mësohet se për miqësoren me Armeninë do të ketë sërish ndryshime në listën e kombëtares. Sulmuesi Armando Broja, i cili doli nga loja i dëmtuar në ndeshjen me Italinë pas një problemi në kavilje, u është nënshtruar testeve mjekësore dhe pas konsultimeve me stafin mjekësor dhe stafin teknik, është konkluduar se ai nuk mund të jetë i gatshëm për miqësoren e së shtunës.

Kësisoj, sulmuesi është larguar nga grumbullimi për t’u rikthyer pranë klubit të tij. Sakaq, për ndeshjen e së shtunës me armenët nuk do të jenë të gatshëm as mesfushori Odise Roshi dhe sulmuesi Myrto Uzuni, të cilët janë larguar gjithashtu nga grumbullimi. Të dy lojtarët do të rikthehen me klubet sipas akordit paraprak mes palëve pasi janë të impenjuar këtë fundjavë në ndeshjet e kampionateve përkatëse ku ata aktivizohen.

Sa i takon pjesës tjetër të lojtarëve aktualisht nuk ka probleme me dëmtimet, ndërkohë që skuadra do të zhvillojë të premten në ora 15:00 stërvitjen zyrtare në Durrës, para ndeshjes me Armenisë, kurse konferenca zyrtare për shtyp me trajnerin Reja dhe një lojtar do të zhvillohet në ora 14:30 po në Durrës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh