Kombëtarja / Pas-Lihtenshtejni, flasin kuqezinjtë Hyka, Balaj, Mavraj & Llullaku

Share Button

lihtenshtejn-shqiperi-0-2-hyka-feston

AlbanianSport.com 07.10.2016 12:30

ASNN – Azdren Llullaku e ka vlerësuar mjaft rikthimin në Kombëtare dhe besimin që i ka dhënë trajneri Xhovani De Biazi, duke i besuar formacionin si titullar. Ndërsa për Bekim Balaj, fitorja ndaj Lihtenshtejnit ka një rëndësi të veçantë, pasi shkojnë në ndeshjen ndaj Spanjës, me 6 pikë të plota.

Azdren Llullaku, sulmuesi i Gaz Metanit në Rumani ka luajtur si titullar në sfidën me Lihtenshtejnin. Ai ka bërë një ndeshje të mirë duke krijuar disa raste për shënim. 28-vjeçari është i lumtur për rikthimin në kombëtare dhe shpreson të luajë edhe ndaj Spanjës.

“E kisha ëndërr të kthehesha në kombëtare, – ka theksuar futbollisti që humbi një rast të mirë për shënim në pjesën e parë. – Jam i kënaqur që u ktheva dhe e fillova me fitore. Më vjen mirë që trajneri ishte i kënaqur me paraqitjen time. Kjo ishte ndeshja e parë, kisha më shumë emocione, por të jem edhe më mirë në të ardhmen.”

Bekim Balaj, autori i golit të dytë ndaj Lihtenshtejnit e vlerëson si të rëndësishme fitoren. Për të kundërshtari ishte i lehtë në letër, por në fushë tregoi se ishte e kundërta. “Ishte një ndeshje e rëndësishme për ne, – tha sulmuesi shkodran i kuqezinjve. – Ishim të detyruar që të fitonim.”

“Ishte e sikletshme, pasi në letër na dukej e lehtë, arritëm të menaxhonim lojën dhe të shënonim, – ka vijuar Balaj. – Arritëm të gjenim golin duke ushtruar presion dhe më pas kontrolluam lojën me zgjuarsi, pasi të tilla ndeshje duhet kujdes. Unë jam tifoz i Realit të Madridit, këtë gjë i kam thënë edhe gjatë ndeshjes në Portugali Pepes kur i shënova, shpresoj të shënoj edhe përballë Ramosit të dielën.”

Ndërkohë, Jahmir Hyka, futbollist i cili ka shënuar 2 nga 4 golat e deritanishëm të Kombëtares kuqezi ndaj përfaqësueses së Principatës “gjermanike”, tha: “Nuk ishte një ndeshje e lehtë, pasi Lihtenshtejni ishte i mbyllur në mbrojtje dhe ishte e vështirë, por jam i lumtur me fitoren.”

Kurse kapiteni Mërgim Mavraj, deklaroi shkurtazi: “Kemi cilësitë tona dhe duhet të jemi të fokusuar, por na duhet edhe pak fat me këto skuadra, pasi kanë lojtarë të mirë.” Shqipëria luan të dielën ndaj Spanjës, ndeshjen e tretë në grupin G eliminator për të Botërorit “Rusi 2018”.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh