Kombëtarja / Panuçi: Nuk më ka kontaktuar Roma, i lumtur tek Shqipëria

Share Button

AlbanianSport.com 11/03/2019 21:10

ASNN – Panuçi ndryshon “mendje”: Roma asnjëherë nuk më kontaktoi, tek Shqipëria ndihem “pasha”. Trajneri i Kombëtares kuqezi, Kristian Panuçi, , duke folur për gazetën e mirënjohur sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, ka bërë të qartë për lexuesit italianë se Roma nuk e kishte kontaktuar asnjëherë, edhe pse emri i tij lakohej në media si kandidaturë serioze për të marrë drejtimin e verdhekuqve të kryeqytetit italian. Panuçi u bëri të qartë lexuesve nëpërmjet gazetës në fjalë se ndihej mirë tek Shqipëria.

Dhe ishte i përqendruar për të marrë maksimumin me kuqezinjtë ne eliminatoret e Euro 2020-ës. “Nuk jam kontaktuar nga Roma, – u shpreh Panuçi për “Gazzetta dello Sport”, – por zgjedhja e Ranierit ishte i duhuri. E njeh mirë mjedisin, pasi është roman, mund të jetë një doktor i mirë, ka një eksperiencë të madhe. Nuk do të jetë e lehtë, por Roma i ka kualitetet, me sforco, për të dalë e katërta në renditje në fund të sezonit. Roma për mua është një nga vendet më të bukura dhe kam mbetur shumë i lidhur me qytetin.”

“Është një nga vendet më të bukura për të luajtur futboll, ka dashuri dhe pasion, – vijoi më tej trajneri Kristian Panuçi. – Kur gjërat shkojnë keq, duhet të gjesh forcën dhe karakterin për të reaguar. Kam luajtur në Madrid, Londër, por emocionet e Romës nuk i kam gjetur. Emocionet e Romës janë unike.” Më tej, trajneri foli për përfaqësuesen e Shqipërisë, me të cilën ka një kontratë deri në fund të këtij viti, por Panuçi nuk i kurset elozhetë për federatën që sipas tij është treguar profesioniste.

“Jam shumë i lumtur te Shqipëria, – theksoi për gazetën e madhe italiane trajneri Kristian Panuçi, – kam një kontratë deri në nëntor, me një federatë shumë serioze, por pastaj nuk i dihet. Është një punë që më pëlqen shumë, dhe tani jam shumë i përqendruar te  Eliminatoret e Evropianit, të tjerat nuk kanë rëndësi.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh