AlbanianSport.com 05.09.2017 16:15
ASNN – Kombëtarja nuk mendon për barazimin në takimin e së martës me Maqedoninë. Trajneri Kristian Panuçi tha në konferencën për shtyp një ditë para takimit se duan të fitojnë. Panuçi sqaroi se e respektojnë kundërshtarin, por duke qenë të vetëdijshëm për vlerat tona.
Trajneri i kuqezinjve nuk ka bërë shumë komente për stadiumin rreth 7-mijë- vendësh ku do të luhet takimi. Sipas UEFA-s do të luhet në Strumicë për shkaqe sigurie. Kombëtarja shoqërohet në çdo hap nga forca sigurie. Sipas mediave maqedonase, nuk u bë i ditur as itinerari i autokolonës nga Shkupi në Strumicë.
Në mbrëmje, Shqipëria ka zhvilluar seancën e fundit në stadiumin e vogël “Mlladost”, aty ku do të zhvillohet sfida të martën në orën 20:45. Trajneri e Maqedonisë, Igor Angelovski u shpreh i lumtur që luhet në qytetin e lojtarit më të mire të ekipit, Goran Pandev.
Agenlovski ka besim se do të jetë ndeshja më e mirë e këtyre eliminatoreve dhe, me mbështetjen e tifozëve, vendasit do të arrijnë një rezultat pozitiv. Takimi i parë në Shkodër që hapi Eliminatoret e Botërorit u mbyll me fitoren 2-1 të Shqipërisë në një ndeshje të zhvilluar në dy ditë për shkak të shtyrjes për arsye të kushteve atmosferike.