Kombëtarja / Operohet Mërgim Mavraj, një mungesë e madhe kuqezi

Share Button

Mergim-Mavraj-Paterica

AlbanianSport.com 12.06.2015 10:05

ASNN – Një nga shtyllat e mbrojtjes për ekipin kombëtar, Mërgim Mavraj, do të mungojë në përballjet e shtatorit ndaj Danimarkës dhe Portugalisë. Ndërsa përsa i përket ndeshjes së tetorit me Serbinë, ekziston një shpresë e vakët, por mjekët gjermanë nuk dëshirojnë të nxitojnë me konkluzione të parakohshme. Prestigjiozja “Bild” ka publikuar dje një foto ku është parë Mavraj që ecën me vështirësi në dalje të klinikës gjermane, pasi ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale në gju.

Mavraj i është nënshtruar dje një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju dhe tashmë pritet që të jetë për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës. Mbrojtësi i Këlnit dhe i Kombëtares nuk ka arritur të shmangë ndërhyrjen në gju dhe kosovari do të mungojë për disa muaj. Sipas të gjitha gjasave, ai nuk do të jetë i gatshëm deri në muajin nëntor, që do të thotë se trajneri De Biazi nuk mund ta ketë në dispozicion mbrojtësin për ndeshjet e Shqipërisë në ndeshjet e mbetura në grupin I të Eliminatoreve të Evropianit 2016.

Në këtë mënyrë, është e sigurt që, një nga shtyllat e mbrojtjes për ekipin kombëtar do të mungojë në përballjet e shtatorit ndaj Danimarkës dhe Portugalisë. Ndërsa përsa i përket ndeshjes së tetorit me Serbinë, ekziston një shpresë e vakët, por mjekët nuk dëshirojnë të nxitojnë me konkluzione të parakohshme. Dje, prestigjiozja “Bild” ka publikuar një foto ku është parë Mavraj që ecën me vështirësi në dalje të klinikës gjermane, pasi ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale.

Dëmtimi i Mërgim Mavrajt ka shqetësuar jo vetëm klubin e tij Këlnin në Gjermani, por edhe skuadrën kombëtare të Shqipërisë dhe trajnerin e saj Xhovani De Biazi. Ky i fundit e llogariste Mavrajn ndër shtyllat e skuadrës në repartin mbrojtës, por tani duhet t’i gjejë një zëvendësues.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh