Kombëtarja / Nga “Francë 2016” tek “Rusi 2018”, ka rënie tek kuqezinjtë

Share Button

AlbanianSport.com 21.02.2017 07:55

ASNN – Kombëtarja regjistroi sezonin e kaluar një sukses historik në Eliminatoret e Evropianit, sepse siguroi kualifikimin dhe u paraqit mjaft mirë në “Francë 2016”, ku pavarësisht se nuk e kaloi grupin, luajti në mënyrë shumë të mirë dhe entuziaste, duke marrë vëmendjen e shtypit sportiv botëror. Lojtarët rritën “kreditet” e tyre dhe një pjesë siguruan kalimin në skuadra më cilësore gjatë merkatos së verës dhe të janarit.

Por në këtë edicion duket se loja e skuadrës ka rënë, dëshmuar me dy humbjet e fundit, ndaj Spanjës dhe Izraelit, të dyja në fushën e vet, duke treguar se gara për në Botërorin e Rusisë është shumë e vështirë. Sidoqoftë, përpara është një ndeshje mjaft domethënëse për fatet e këtyre Eliminatoreve. Kuqezinjtë do të përballen me Italinë më 24 mars në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos.

Në këtë ndeshje, kuqezinjtë synojnë të marrin rezultat pozitiv, edhe pse kjo në pamje të parë duket e vështirë dhe gati e pamundur, sepse luajmë kundër njërës prej skuadrave më të mira të planetit. Trajneri Xhovani de Biazi po e përgatit këtë ndeshje në të gjitha dimensionet sportive, fillimisht duke ndjekur formën e lojtarëve të tij para se të shpallë listën e të ftuarve.

Natyrisht, Kombëtarja kuqezi bën një lojë kryesisht mbrojtëse dhe De Biazi interesohet vazhdimisht për të perfeksionuar këtë cilësi të lojës, në mënyrë që të marrë maksimumin në rezultate, por përballë Italisë kërkohet më shumë. Portieri Berisha mungon e me shumë gjasë do të luajë djaloshi i talentuar Thomas Strakosha, aktualisht titullar me Lacion.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh