AlbanianSport.com 30/10/2018 18:55
ASNN – Kombëtarja shqiptare e futbollit ka marrë një lajm të mirë sot, pasi Skocia vjen në përballjen e nëntorit pa njërin prej lojtarëve të saj kryesore. Stivën Nejsmith do të mungojë për dy ndeshjet fundit të Skocisë në Ligën e Kombeve, atë kundër Shqipërisë dhe atë kundër Izraelit.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar trajneri Kreig Levein i skuadrës së Harts në Premier Ligën Skoceze, në radhët e së cilës militon sulmuesi 32-vjeçar. Ai u ndërrua në atë humbje e skuadrës së tij në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës Skoceze përballë Sëlltikut, për shkak të një dëmtimi në gju.
Kontrollet mjekësore nxorën në pah një dëmtim të ligamenteve të gjurit, që sidoqoftë kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale dhe kjo nënkupton se futbollisti do të mungojë nga 6, deri në 8 javë. Futbollisti është rikthyer në klubin e Noruiçit, i cili e ka në pronësi, për analiza të mëtejshme.
Nejsmithi pati përjetuar një ringjallje këtë sezon, me 11 gola të shënuar në 16 ndeshje të Premier Ligës Skoceze, ndërsa e kurorëzoi kthimin e tij në përfaqësuese me një gol në atë fitore 2-0 në shtëpi kundër Skocisë, duke vijuar të shënojë edhe në humbjen me Portugalinë.
Skocia, e cila e humbi ndeshjen e saj të dytë, 1-2 në Izrael në fillim të këtij muaji, udhëtoj drejt Shqipërisë, për t’u përballur me kuqezinjtë më 17 nëntor, përpara se të presë Izraelin në Stadiumin “Hempdën Park” 3 ditë më pas.