AlbanianSport.com 15.06.2016 19:15
ASNN – Në prag të ndeshjes së sotme të Shqipërisë me Francën, kryeqyteti ka është ngjyrosur i gjithi kuqezi. Flamujt kuqezi, por edhe flamuj të vendeve të tjera ishin të dukshme nëpër rrugë, nëpër bare dhe restorante.
Një atmosferë të veçantë ka krijuar një flamur gjigand, i cili ka marshuar përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. “Bëhet fjalë për një flamur me përmasa 25 metra me 25 metra, që lindi si ide për të mbështetur ekipit tonë kombëtar”, – thotë njëra nga organizatoret.
Qendra e festimeve do të jetë padyshim “Tirana Fan Zonë”, e cila pritet të jetë e mbushur përtej maksimumit. Të gjithë sportdashësit kanë një dëshirë, një dëshirë që përmblidhet tek një fjalë: Fitore!