AlbanianSport.com 16.06.2016 15:25
ASNN – Pothuajse të gjitha mediat prestigjioze evropiane kanë vlerësuar shpirtin e skuadrës kuqezi dhe cilësojnë si mizor pësimin e dy golave në minutat e fundit të ndeshjes me Francën. Ndërsa Agjencia Ndërkombëtare e Lajmeve “Associated Press” thekson se Shqipëria pësoi humbjen e dytë, por rezultatet nuk reflektojnë realisht atë që kjo skuadër dha në fushën e blertë.
Humbja e Shqipërisë në ndeshjen e dytë të vlefshme për grupin A të Evropianit 2016 përballë Francës vendase është komentuar gjerësisht nga mediat evropiane. Pothuajse të gjitha kanë vlerësuar shpirtin e skuadrës kuqezi dhe cilësojnë si mizor pësimin e dy golave në minutat e fundit të ndeshjes. “Fiton Franca, muri i Shqipërisë shembet në fund”, shkruan e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”.
Ndërsa dy gazetat spanjolle, “As” dhe Marça”, e cilësojnë triumfin e francezëve një fitore ankthi, ku skuadra e trajnerit Didier Deshomp, i bëri detyra vetëm në fund. Edhe dy prestigjiozet vendase “L’Ekip” dhe “Lë Parizien”, e cilësojnë një fitore me ëmbëlsirën në fund, që i solli Francës kualifikimin. Edhe mediat britanike vlerësojnë shpirtin e paepur të skuadrës.
Një gjë e bën edhe vetë organizmi që qeveris futbollin kontinental, UEFA, që, në faqen e vet në Internet, vlerësoi faktin që Shqipëria e shtyu Francën gjatë gjithë ndeshjes. Ndërsa Agjencia Ndërkombëtare e Lajmeve “Associated Press” thekson se Shqipëria pësoi humbjen e dytë, por rezultatet nuk reflektojnë realisht atë që kjo skuadër dha në fushën e blertë.