Kombëtarja / Më 7 tetor, miqësore me Armeninë, bilanci flet bindshëm kuqezi

Share Button

AlbanianSport.com 25/06/2020 18:55

ASNN – Futbolli në kontinentin e vjetër po rikthehet tanimë dhe bashkë me ndeshjet e klubeve, por projektohet edhe rikthimi i ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese, madje edhe atyre miqësore. Kështu, të enjten është mësuar se Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë ndeshje miqësore me Armeninë më 7 tetor 2020.

Ka qenë Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ajo që ka njoftuar në nëpërmjet faqes së saj zyrtare në Internet se se ka arritur marrëveshje me Federatën armene, që kjo ndeshje të zhvillohet në kryeqytetin e ish-republikës sovjetike, në Jerevan. Shqipëria dhe Armenia, janë përballur deri më tani pesë herë midis tyre.

Dhe këtu bëhet fjalë për ndeshje zyrtare dhe miqësore dhe deri më tani, bilanci është në favor të kuqezinjve që kanë 3 fitore, kanë marrë një barazim dhe kanë pësuar një humbje. Po kështu, edhe golaverazhi i këtyre përballjeve flet për Shqipërinë, që ka shënuar 8 gola dhe ka pësuar 5.

Në fakt, përballjet midis Armenisë dhe Shqipërisë nisën më 9 nëntor 1996 në Tiranë, me atë barazim 1-1, që u pasua më 6 shtator të 1997-ës me fitoren e vetme të armenëve, të arritur në fushën e tyre me shifrat 3-0. Të dyja këto ndeshje ishin të vlefshme për Eliminatoret e Botërorit “Francë ’98.

Do të duhet të kalojnë plot 16 vjet për përballjen e 3-të, atë miqësore të 14 gushtit 2013 në Tiranë, ku kuqezinjtë fitojnë 2-0 dhe i hapin rrugën edhe dy triumfeve të tjera, 2-1 në Tiranën më 29 mars dhe 3-0 në Armeni më 11 tetor 2015, në dy takimet e vlefshme për Eliminatoret e Evropianit të 2016-ës në Francë.

Në fakt, fitorja me 3 gola në Jerevan vulosi edhe kualifikimin historik të Shqipërisë në fazën finale të një turneu madhor si Evropiani. Dhe, 5 vjet më pas, dy përfaqësueset do të jenë përballë njëra-tjetrës në atë që është miqësorja e dytë midis tyre, që, ndryshe nga e para, do të luhet në  tokën armene.

Duket se përzgjedhja e këtij kundërshtari nga ana e FSHF-së ka të bëjë edhe me vijimësinë e skuadrës në kuadër të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve të Evropës. Krahas miqësores me Armeninë, Shqipëria gjatë muajit tetor do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Dhe afërsia gjeografike duket se ka qenë arsyeja e zgjedhjes së Armenisë si kundërshtare, pasi në takimin e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve të Evropës, më 10 tetor do të përballet me Kazakistanin, kurse tri ditë më vonë me Lituaninë. Të dy këto ndeshje, Shqipëria do t’i luajë në udhëtim.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh