Kombëtarja / Mavraj: Kjo sfidë me Francën, ndryshe, bëjmë dhe pa Lorikun

Share Button

Shqiperi-Zvicer-0-1-Mavraj-Rodrigez

AlbanianSport.com 12.06.2016 19:15

ASNN – Shqipëria ka marrë një barazim në Paris dhe një fitore në Elbasan përballë Francës, por, për qendërmbrojtësin kuqezi, Mërgim Mavraj, ndeshja e së mërkurës është krejt tjetër histori. “E njohim Francën por do të ketë shumë ndryshime me dy takimet miqësore, – tha ai gjatë konferencës së sotme për shtyp. – Është një situatë shumë ndryshe, nuk mund të krahasohen as lojtarët dhe as ndeshjet, e për më tepër, as konteksti”.

Ndeshja e dytë e kuqezinjve në kuadër të grupit A, luhet të mërkurën duke nisur nga ora 21:00. Futbollisti 30-vjeçari mendon se takimi i së mërkurës është më i rëndësishëm se sa  ai me Zvicrën, pasi për Shqipërinë është një ndeshje mbijetese. “Nëse arrijmë rezultat pozitiv do të kemi shpresa por me një humbje mund të humbasim shumë, – ka theksuar Mavraj. – Ne s’kemi asgjë për të humbur dhe do ta shijojmë maksimalisht dhe do të mundohemi që ta vendosim në vështirësi Francën sepse do të kemi rastet tona.”

Mavraj u ndal më pas gjatë konferencës për shtyp edhe te mungesa e Canës për sfidën e dytë, që do të luhet në “Velodrom”, duke shprehur bindjen se skuadra do të luajë në një nivel të lartë edhe pa kapitenin. “Ne kemi treguar edhe me Zvicrën se edhe me 10 lojtarë dhe pa Canën kishim një mbrojtje të qëndrueshme”, – ka kujtuar futbollisti i Këlnit në Bundesligën gjermane. – Edhe në të kaluarën kemi treguar se çdo lojtar është i rëndësishëm, sepse forca jonë është grupi.”

“Prandaj nuk besoj se edhe ndaj Francës do të ndihet mungesa e Lorikut, – ka këmbëngulur Mërgim Mavraj. – Nuk e di kush do luajë krah meje por vendimin e merr trajneri. Ne duhet të japim më të mirën dhe të mos mendojmë se kush luan. Cana është shumë i rëndësishëm për ne. Është një lojtar me personalitet dhe me shumë përvojë në situata të tilla por jam i bindur që do t’ia dalim ta zëvendësojmë dhe do të bëjmë një ndeshje si me Zvicrën dhe ndoshta edhe më të mirë.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh