AlbanianSport.com 12.06.2017 22:20
ASNN – “Kjo fitore është e të gjithë shqiptarëve”. Kështu është shprehur, kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj, pas ndeshjes me Izraelin. Një rezultat pozitiv dhe një lojë e bukur e futbollistëve, që e ka kthyer skuadrën tonë, në atë që ajo që ishte në evropianin francez.
Fitorja e së dielës në mbrëmje, kundër Izraelit I ka gëzuar të gjithë. Jo vetëm futbollistët, të cilët i janë rikthyer lojës së bukur, me ritëm, me grintë dhe dëshirë për të shënuar, por edhe të gjithë shqiptarët kudo që janë. Tifozët kanë shijuar golat e bukur të shënuar në Haifa, si dhe rikthimin e Kombëtares si në kohën e evropianit francez.
Kapiteni i kuqezinjve, Merëgim Mavraj, në përfundim të ndeshjes ka thënë se kjo fitore nuk është as vetëm për De Biazin, e as vetëm për lojtarët. Ajo është e të gjithë shqiptarëve. Mërgim Mavraj ka mbajtur shiritin e kapitenit të kombëtares në ndeshjes me Izraelin, e zhvilluar të dielën.