AlbanianSport.com 08.06.2016 12:30
ASNN – Qendërmbrojtësi Mërgim Mavraj e ka qetësuar disi trajnerin Xhovani De Biazi, është kthyer në stërvitje me grupin në seancën e paradites të së mërkurës. Ai qëndroi pushim të martën për shkak të lodhjes muskulore.
Ndërkohë, gjendja e Amir Abrashit është optimale. Mesfushori po tregon në fushë se problemi me shpatullën ka kaluar. Në stërvitje ishte edhe portieri Etrit Berisha, i cili të martën pati një goditje në dorë, por nuk ishte asgjë shqetësuese.
Kuqezinjtë qëndruan në fushë për rreth 70 minuta duke u përqendruar te ushtrimet taktike. Kjo seancë nuk ishte e hapur për tifozët, madje edhe nga mediat u ndoq vetëm në 15 minutat e para.
Përgatitjet do të vijojnë në orë 18:00 po në stadiumin e vogël të Përro Girek. Kuqezinjtë ndodhen në qytezën në krahinën e Bretanjës prej ditës së hënë dhe do të qëndrojnë deri në përfundim të pjesëmarrjes në Evropian.