AlbanianSport.com 17/11/2022 11:40
ASNN – Italia arriti një fitore përballë Shqipërisë në Stadiumin “Arena Albania”, me rezultatin 3-1 në miqësore. Trajneri i “Axurrëve”, Roberto Mançini, u shpreh se kuqezinjtë bënë gjithashtu një lojë të mirë.
“Është një skuadër e mirë, e dinim këtë që nuk do të ishte e thjeshtë, edhe Shqipëria ka bërë një ndeshje të mirë, – ka thënë ai. – Lojtarët e Serisë A i njoh se janë të aftë, se të luash në kampionatin italian duhet të kesh cilësi.”
“I kam bërë komplemente në fund Rejas se ishte një ndeshje e mirë dhe e falënderova që na ftuan”, – ka theksuar kreu i stolit të axurrëve. Ndër të tjera u shpreh lidhur edhe me të ardhmen e mbrojtësit Leonardo Bonuçi.
“Kemi mbrojtës të aftë, kemi disi atë ndryshe, Bonuçi është ende me ne dhe ka përvojën që na nevojitet”, – ka theksuar trajneri i Italisë, Roberto Mançini, që tashmë e ka hedhur vështrimin tek miqësorja me Austrinë.