AlbanianSport.com 28.03.2016 16:45
ASNN – Një formacion i ndryshuar thuajse 100 % në krahasim me humbjen me Austrinë, për t’u dhënë një shans të gjithë lojtarëve të tjerë, përballë një kundërshtari që cilësohet modest në paraqitjen e tij në arenën ndërkombëtare të futbollit. Ky është vendimi që trajneri kuqezi, Xhovani De Biazi, ka marrë për ndeshjen e sotme me Luksemburgun.
Duhet theksuar se edhe bilanci i përballjeve me skuadrën e Principatës flet në favor të kuqezinjve. Vetëm 3 ditë pas humbjes me Austrinë, Shqipëria do të zbresë sonte sërish në fushën e blertë, për një tjetër miqësore, atë që do të luajë në Luksemburg ndaj përfaqësueses vendase.
Sipas lajmeve që vijnë nga kampi kuqezi, pritet që, ndryshe nga takimi me austriakët, trajneri Xhovani De Biazi të fusë në fushë një formacion krejt tjetër, duke lënë në stol thuajse të gjithë titullarët që luajtën ndaj Austrisë. Në këtë mënyrë, ai pritet t’u japë një shans të gjithë lojtarëve të tjerë, përballë një kundërshtari që cilësohet modest në paraqitjen e tij në arenën ndërkombëtare të futbollit.
Në fakt, edhe bilanci i përballjeve me skuadrën e Principatës flet në favor të kuqezinjve, që në 5 përballjet e deritanishme, kanë fituar 3 prej tyre, duke u mundur vetëm në një ndeshje, ndërsa një tjetër takim është mbyllur në barazim. Edhe golaverazhi flet në favor të Shqipërisë, që, në 4 takime, pasi ai i 5-ti është mbyllur me rrjeta të paprekura, kanë shënuar 7 gola, duke pësuar vetëm 2.
Duhet theksuar se kjo është prova e dytë e De Biazit dhe Kombëtares në rrugëtimin drejt pjesëmarrjes historike, për herë të parë, në fazën finale të një veprimtarie madhore siç është Evropiani i Francës. Miqësorja e radhës, e konfirmuar për Kombëtaren, është ajo e 29 majit me Katarin.