Kombëtarja / Lila: Franca, qershi mbi tortë / Çikalleshi: Fitorja, pastaj goli (Video)

Share Button

Kombetarja-Stervitet-2014-aeroport-France

AlbanianSport.com 10.06.2015 09:00

Kombëtarja nisi dje seancat stërvitore në kuadër të ndeshjes së fundjavës me Francën, një takim miqësor që do të zhvillohet në Stadiumin “Elbasan Arena”. Atmosfera në radhët e kuqezinjve është mjaft e mirë dhe mjedisin e Kombëtares në Durrës e shoqëron dashamirësia dhe entuziazmi për një ndeshje të mirë dhe me rezultat pozitiv ndaj “gjelave” francezë. Në konferencën e zakonshme për shtyp, dolën dy lojtarë të Kombëtares, mesfushori Andi Lila dhe sulmuesi Sokol Çikalleshi, të cilët vunë theksin tek angazhimi i kuqezinjve për këtë sfidë dhe dëshira për fitore. Në të njëjtën kohë ata treguan ambiciet e tyre për sezonin e ri.

Mesfushori Andi Lila dhe sulmuesi Sokol Çikalleshi ishin dy futbollistët e parë të cilët dolën në konferencë për shtyp në prag të miqësores me Francën. Dy futbollistë të cilët nuk kanë rezultuar të rëndësishëm vetëm për Kombëtaren gjatë këtyre eliminatoreve por edhe me ekipet ku luajnë. Lila dhe Cikalleshi janë në sinkron me fjalët e trajnerit De Biazi në konferencën e një dite më parë, duke vlerësuar në maksimum këtë miqësore si një test shumë të rëndësishëm. “Ndeshja me Francën është si qershia mbi tortë e një sezoni të gjatë. Është ndeshje me një ekip cilësor dhe është një ndeshje e veçantë për t’u shijuar dhe për t’u kënaqur”, – tha Lila.

Kurse Çikalleshi u shpreh: “Ne nuk kemi miqësore. Vlerësojmë çdo ndeshje në maksimum. Po përgatitemi më së miri pasi është e rëndësishme për fatet drejt “Francë 2016”. Sfida ndaj Francës pritet të jetë një test për Shqipërinë në prag të sfidave të shtatorit ndaj Portugalisë dhe Danimarkës. Por përpara kësaj miqësoreje është një vendim që të gjithë e presin me padurim, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë do të japë përgjigjen përfundimtare për ç’ka ndodhi në Beograd më 14 tetor 2015. “Është një vendim që e presim me padurim por nuk ndikon tek paraqitja në fushë”, – theksoi Lila.

“Por nëse 3 pikët do të jenë në favorin tonë do të jetë një mrekulli për të gjithë shqiptarët, – ka vijuar ai. – Në të shkuarën kemi parë që një gol ka bërë diferencën dhe sigurisht që tre pikë janë shumë. Për pjesën e dytë nuk kemi ndeshje të lehta”, – theksoi Lila. Nga ana tjetër, Sokol Cikalleshi po kalon një moment të mirë dhe pritet ta ndihmojë mjaft ekipin. “Preferoj që të fitojë skuadra, por nëse shënoj unë atëherë do të ishte diçka e mirë”, u shpreh Cikalleshi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh