Kombëtarja / Liga e Evropës, një rebus matematikor me “emërues” skocez

Share Button

AlbanianSport.com 15/11/2018 19:35

ASNN – Shqipëria ka shanse matematikore të ngjitet në Ligën B, por në të dy rastet është në dorë të Skocisë. Të shtunën në mbrëmje Shqipëria do të presë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër përfaqësuesen e Skocisë, në ndeshjen e fundit në grupin e parë të Ligës C në kuadër të Ligës së Kombeve. Do të jetë një ndeshje vendimtare për kuqezinjtë dhe për trajnerin Kristian Panuçi.

Shanset që Shqipëria të zërë vendin e parë në grup janë pothuajse minimale, për të mos thënë vetëm shanse matematikore, pra kalimi në Ligën B është thuajse i pamundur dhe këtë e ka pranuar edhe vetë trajneri Kristian Panuçi, i cili po bën plane ta fitojë këtë duel të radhës për të ruajtur pozitat e tij në krye të kuqezinjve.

Megjithatë, një kombinacion rezultatesh mund t’i japë Shqipërisë vendin e parë në grup, por edhe ky kombinacion teorik varet nga Skocia.

Në bazë të përllogaritjeve, ekziston vetëm një mundësi ku Shqipëria mund të kualifikohet si e para e grupit. Duhet që kuqezinjtë të fitojnë ndeshjen ndaj Skocisë me një diferencë prej katër ose më shumë golash. Vetëm në këtë mënyrë golaverazhi i kuqezinjve do të shkonte +1, ose + 2 apo më shumë, gjithmonë nëse ka një fitore të thellë ndaj Skocisë me diferencë të paktën 4 gola në një fitore të mundshme.

Por edhe kjo nuk mjafton nëse tri ditë më vonë fiton Izraeli në Skoci. Që të shkojë Shqipëria në Ligën B si e para e grupit duhet që përveçse të fitojë ndeshjen e saj, Skocia tri ditë më pas të mundë Izraelin me të paktën dy gola diferencë. Gjithçka është teorike dhe vetëm me mundësi matematikore. A ndodh në realitet? Sigurisht, në futboll gjithçka mund të ndodhë.

Nëse realizohet ky “skenar”, atëherë të gjitha ekipet shkojnë në gjashtë pikë dhe në valle futet golaverazhi. Shqipëria do ta ketë +, pra pozitiv, Izraeli zero dhe Skocia -, pra negative.

Në këto rrethana, Shqipëria del e para e grupit dhe ngjitet në Ligën B për edicionin e ardhshëm dhe futet në garë për finalen e Ligës C, ku siç dihet fituesi i një lige shkon direkt në Evropian sipas formulës së kësaj veprimtarie. Por që të ndodhë ky variant teorik edhe në fushë, ka shanse tepër të vogla. Sidoqoftë, kuqezinjtë shpresojnë për më të mirën.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh